Love Story | Romancë pa puthje, debat mes Robertit dhe Saimirit! – Episodi 4



Love Story | Romancë pa puthje, debat mes Robertit dhe Saimirit! – Episodi 4

22:20 07/12/2020

Saimiri merr ofertën nga regjisori turk, i propozohet roli kryesor në një telenovelë

Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, mes emocionesh, surprizash dhe të papriturash.

Protagonisti i këtij show, Saimiri ka treguar se gjëja më e bukur e kësaj jave ishte takimi në disko me të gjitha konkurrentet, ku ai pati mundësi të kërcente me të gjitha.

“Gjëja më e bukur ishte takimi kolektiv që kishin se patëm një mbrëmje latine më kërcime. Vajzat më bënë që të kërceja më të gjitha nga pak. Kaluam shumë bukur”, ka thënë ai.

Ndërkohë 33-vjeçari është shprehur se ka marrë edhe një ofertë nga një regjisor turk i cili i ka propozuar për rolin kryesor në një telenovelë.

“Unë nuk e tradhtoj Shqipërinë”, ka theksuar Saimiri.

Ai ka zhvilluar dy takime të gjata, me Enxhëllin dhe Suelën, si edhe disa takime të shkurtra me vajzat e tjera në disko.

Enxhëll i prezanton Saimirit 40 rregullat e dashurisë

Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa Saimiri kishte zgjedhur që këtë herë t’i ftonte vajzat në disko.

Përveç takimit në grup dhe atyre të shkurtër me disa nga vajzat, 33-vjeçari rezervoi një takim të gjatë edhe me Enxhëllin.

Saimiri u shpreh se do të sqarojë disa gjëra me Enxhëllin, sepse nuk është i sigurt nëse ajo vërtetë ka ardhur për të në këtë spektakël apo ka ardhur për famë.

Për bukuroshen nga Gjirokastra ai kishte zgjedhur të bënte një xhiro me makinë dhe më pas një takim në shtëpinë e tij.

Duke qenë se Enxhëll i dhuroi herën e parë llokume, Saimiri kishte menduar t’i sillte asaj disa çokollata.

Më tej ajo i dhuroi edhe një libër me titull “40 rregullat e dashurisë”, teksa nuk munguan debatet për takimet e 33-vjeçarit me vajzat e tjera.

Saimiri: Ndonjëherë unë gjërat e mira i lë për në fund sepse shikoj se si do sillen vajzat kur unë nuk u jap aq shumë vëmendje.

Enxhëll: Ndihem shumë e lumtur, kam edhe pak emocione por do më largohen.

Saimiri: Çfarë shenje je në horoskop?

Enxhëll: Gaforre. Po ti?

Saimiri: Krokodili. Bëj shaka, jam Virgjëresha. Doja të njihja më nga afër që të të shihja edhe si karakter…a është Enxhëll me të vërtetë kështu, kaq e urtë…apo po na luan ndonjë rol këtu

Enxhëll: Jo. Unë nuk jam e urtë, unë jam vajzë shumë e qetë. Jam një vajzë me këmbë në tokë. Ndonjëherë kur dua të dal nga vetja nuk e bëj dot se më dalin si pasqyrë fjalët e gjyshes, fjalët e mamit tim.

Saimiri: Marrëdhëniet me familjen si i ke? Çfarë të thonë për programin?

Enxhëll: Gjyshja ime të ka shumë qejf sepse thote e mban veten, i kollandrisur i themi ne andej nga Gjirokastra.

Saimiri: Ti ulu se kam diçka për ty. Meqë ti në takimin e parë më ke sjellë llokume, unë sot të kam sjellë një kuti me çokollata sepse i kam me të vërtetë qejf të ëmblat, dhe pashë që edhe ti i kishe Nuk e di a e njeh filmin Forest Car, është një film shumë i bukur. Është një thënie që ai është i ulur në stol dhe ka një kuti me çokollata dhe i kujtohet që i thoshte e ëma që “Jeta është si një kuti me çokollata…

Enxhëll: Por asnjëherë nuk i dihet se çfarë do zgjedhësh”

Saimiri: Kështu që unë sot ta kam lënë zgjedhjen ty.

Enxhëll: Të gjitha këto çokollatat janë vajzat e Love Story dhe unë po zgjedh të jem kjo e kuqja. Unë kam arritur në përshtypjen që ti Saimir je feminist.

Saimiri: Feminist në çfarë drejtimi, ku e ke vënë re këtë gjë?

Enxhëll: Ti mundohesh që të prekësh gjithmonë vajzat në takime…

Saimiri: Ti prek unë apo të më prekin?

Enxhëll: Okay, të prekin ato por ti nëse nuk e ndjen përse e lejon atë gjë. Në të gjitha apo pamjet që kemi parë nga takimet, ka pasur shumë prekje shumë… nuk e di domethënë mua më bën pak konfuze sinqerisht.

Saimiri: Në një takim masazhi me një vajzë është normale që do më preki se masazhi pa duar nuk bëhet.

Enxhëll: Jo nuk është banale e kupton. Me Kejdën ke pasur një takim në xhakuzi dhe nga kamerat ti duket që e kishe prekur

Saimiri: Jo fare! Duket kamera por nuk është…unë thjesht e kam përqafuar se ajo është pak e shkurtër prandaj

Enxhëll: Po ne e pamë tek kamera…ashtu ëëë? Nuk po flas për një përqafim të thjeshtë apo një prekje dore apo për një prekje floku…ta thashë rastin e Kejdës, rastin e binjakeve

Saimiri: Po me binjaket çfarë kam prekur unë? Binjaket thonë jo u hedhët ju, ju thoni…

Enxhëll: Po me binjaket…jo unë personalisht nuk të jam hedhur apo jo?

Saimiri: Asnjëra s’më është hedhur. Shiko pak, unë mundohem të shoh çdo gjë këtu. Shoh që edhe shumë vajza bëjnë zhurmë për të dalë nëpër revista apo për të bërë followers në Instagram. Për të bërë pak rrëmujë, për të krijuar pak debate. Secila vajzë prezanton veten e vet. Unë mendoj që t’i lëmë debatet sepse unë doja të kaloj një kohë sa më të bukur me ty. Ke ndonjë gjë të bukur për të më thënë apo ke ardhur vetëm për kritika?

Enxhëll: Në fakt të kam sjellë një dhuratë. Të kam sjellë një libër

Saimiri: E sheh që bëhesh edhe e mirë ti!

Enxhëll: Po unë jam shumë e mirë! Është një libër shumë i bukur dhe këtu janë 40 rregullat e dashurisë

Saimiri: 40 rregulla? Unë 39 njihja deri më sot. Më bëre kurioz me këtë. Sot në darkë do ta lexoj. Faleminderit shumë! U kënaqa vërtetë që kaluam pak më shumë kohë bashkë edhe pse e mbyllëm me kritika por prap e vlerësoj.

Enxhëll: Edhe unë e vlerësoj shumë!

Saimiri: Më vjen keq që do ikësh tani.

“Prekjet” bëhen temë debati , nis sherri mes vajzave në Love Story

Teksa ka nisur mes emocionesh dhe surprizash nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, çështjet e javës së kaluar janë hapur sërish dhe kanë sjellë debat mes vajzave.

Enxhëll kritikoi Saimirin në takim e gjatë që ata patën në vilën e tij, lidhur me “prekjet” dhe afrimitetin që ai pati me vajzat që takoi në SPA, konkretisht Kejdën, Enxhin dhe binjaket.

Ndërkohë, ka qenë Kejda ajo që ka ngritur zërin duke kundërshtuar Enxhëllin, duke thënë se takimi i saj me Saimirin ishte më seriozi.

“Për pjesën e prekjes, nëse ka pasur një takim aty nga katër që u bënë dhe që kishte distancë, ka qenë i imi dhe i Saimirit, që s’kishte gjë për të komentuar. Nuk është e vërtetë ajo që tha krahasuar me vajzat e tjera”, u shpreh Kejda.

Ndërsa Enxhi e cila u kritikua edhe javën e kaluar për shkak të masazhit, u shpreh se Enxhëll nuk ka pse merret me takimet e vajzave të tjera.

“Doja të prekja diçka që tha Enxhëlli, që Saimiri është feminist. Uroj me gjithë zemër që Saimiri të jetë feminist sepse feminist do të thotë kur je dakord me të drejtat e barabarta të burrit dhe të gruas.

Ndoshta Enxhëll e kishte në kuptimin që ai është i lëvizshëm ose i afrueshëm me të gjitha vajzat. Por nuk është e vërteë, ka qenë vetëm me disa nga vajzat. Me ato që i kanë pëlqyer më shumë. Nuk ka pse merret Enxhëlli me çfarë bëjmë ne të tjerat”, ka thënë Enxhëll.

Drita: Vajzat kaluan në vulgaritet, i bënë të gjitha në disko

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan ka nisur me xhelozi, debate e tensione, teksa Saimiri kishte zgjedhur që këtë herë t’i ftonte vajzat në disko.

Shumë prej tyre kanë ndarë skenën me 33-vjeçarin duke kërcyer, në një mbrëmje ku nuk mungoi as alkooli. Disa konkurrente janë shprehur të kënaqura me takimin në grup, ndërsa disa të tjera jo.

Drita ka qenë një nga vajzat që nuk e ka parë të këndshëm faktin që shumë prej vajzave provokuan në kërcim, teksa thekson se situata kaloi në vulgaritet.

Xhesi: Veprimet e tij për të tërhequr vëmendjen nuk ndikojnë dhe unë e di vendin tim tek ai dhe vetëm kaq mjafton

Vivien: Kërceva me Saimirin dhe ishte një surprizë, nuk mendoja se do lëvizte aq shumë, ishte një moment që më kapi…ngela! Por ishte super lëvizje Saimir!

Drita: Vajzat edhe kërcyen edhe provokuan, të gjitha i bënë. Shumë gjëra ndodhën dhe nuk më pëlqyen edhe aq shumë. Vajzat e çuan pak gjënë në vulgaritet. Saimiri u mundua të tregohet xhentëllmen në fund por që vajzat e mbizotëruan skenën dhe ashtu donin ta prezantonin veten dhe ashtu e bënë.

Flavia: Saimiri më tha që do të ngrejë ‘hopa’, ndoshta i dukem si aparencë shumë e lehtë por jam goxha peshë e rëndë këtu (në mendje) dhe akoma nuk më ka njohur.

Kejsi: Doja të thoja që ka Saimir për të tërë edhe pse unë ngela pak në thonjëza jashtë skuadrës.

I ftoi sërish bashkë në takim, binjaket konfuzojnë Saimirin në disko

Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa vajzat kanë filluar të njihen pak më shumë me Saimirin, por edhe me njëra-tjetrën, duke shprehur dhe xhelozitë e para.

Këtë herë, 33-vjeçari kishte vendosur t’i takonte konkurrentet të gjitha në një disko, ku nuk mungoi argëtimi, alkooli, provokimet dhe llafet në vesh.

Ajo që bie shumë në sy është fakti që motrat binjake, Albana dhe Silvana, janë afruar shumë me Saimirin, duke kërcyer e flirtuar të dyja njëkohësisht, diçka që ato e kanë quajtur si “të degraduar” më parë tek konkurrentet e tjera.

Motrat kanë zhvilluar edhe një takim të shkurtër me “princin” e Love Story, ku Silvana ka hapur temën e tradhtisë.

Albana: Shkon shpesh në diskotekë?

Saimiri: Unë kam pas shkuar nga e hëna në të hënë, por tani kam gjëra tjera s’kam kohë të merrem përditë me disko.

Silvana: E kam qejf faktin që ti nuk shkon shpesh në diskoteka

Saimiri: Pse?

Silvana: Po sepse meshkujt tradhtojnë në diskotekë, dihet kjo

Saimiri: S’është e thënë, mashkulli mund të të tradhtojë gjithandej

Më tej ato janë rrëfyer se ishte një mbrëmje argëtuese, teksa Silvana është shprehur se pavarësisht se Saimiri ka shprehur më shumë interes për të, sërish është konfuz se mund t’i pëlqejnë të dyja motrat.

Silvana: Ishte shumë argëtuese sipas meje, shumë funny

Albana: Besoj se nga karakteri është më i tërhequr nga Silvana

Silvana: Unë besoj se është pak konfuz. Sot sidomos që e vura re që u ngatërrua pak. Besoj se ne të dyja e tërheqin. Vajzat mendojnë se ne marrim skenën dhe kanë shumë të drejtë sepse ne të dyja e marrim gjithmonë vëmendjen, edhe në Itali sepse ndoshta të qenurit binjake tërheq vëmendje.

Albana: Është një lloj superfuqie, themi ne

Silvana: Dhe nuk është faji ynë. Nëse marrim vëmendje nuk e bëjmë me qëllim.

Pas masazhit në SPA, Enxhi i tregon Saimirit talentin në…

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan ka nisur me xhelozi, debate e tensione, teksa Saimiri kishte zgjedhur që këtë herë t’i ftonte vajzat në një takim në disko.

Disa prej tyre kanë ndarë skenën me 33-vjeçarin duke kërcyer, ndërsa nuk kanë munguar as komentet negative nga konkurrentet e tjera.

Drita u shpreh se shumë prej vajzave provokuan në kërcim, teksa thekson se situata kaloi në vulgaritet.

Enxhi ka qenë një prej konkurrenteve që kërceu me “princin” e Love Story, duke qenë se prej vitesh është marrë me balet.

“Saimir unë kam katër vite që kërcej, merrem me balet. Kam punuar dhe si balerinë kështu që ti vetëm rri sot”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, në përgjigje të vulgaritetit që theksoi Drita, Enxhi tha se kërcimi është art dhe që i vjen shumë keq për “mendjet e ngushta që mendojnë që një kërcim mund të jetë vulgar”.

“Për të gjithë ato vajza që mendojnë që ajo që bëra unë ishte vulgare, mendoj se duhet të jenë njëherë në profesionin tim për ta kuptuar që kërcimi është art, është diçka shumë e bukur, unë i kam kushtuar gjithë jetën.

Ato mendjet e ngushta që mendojnë që një kërcim mund të jetë vulgar, më vjen shumë keq për ata që nuk e shijojnë jetën”, deklaroi Enxhi.

E ftoi në kërcim, çfarë i tha Saimiri Enxhëllit në vesh

Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa vajzat kanë filluar të njihen pak më shumë me Saimirin, por edhe me njëra-tjetrën.

Këtë herë, 33-vjeçari kishte vendosur t’i takonte vajzat të gjitha në një disko, ku nuk mungoi argëtimi, alkooli, provokimet dhe llafet në vesh.

Disa prej konkurrenteve janë shprehur të kënaqura me takimin në grup, ndërsa disa të tjera jo.

Enxhëll ka qenë një nga vajzat që Saimiri e ka ftuar në kërcim, teksa i ka thënë edhe diçka.

“Unë jam një vajzë elegante dhe e rezervuar dhe gjithmonë pres mashkullin që të vijë të më rrëmbejë në kërcim, jo unë atë. Më rrëmbeu ai në kërcim në fakt dhe më pëlqeu ajo gjë.

Më tha në vesh diçka shumë të bukur të cilën nuk mund ta ndaj me ju”, ka thënë Enxhëll.

Ndërkohë, bukuroshja nga Gjirokastra nuk ka qenë e vetmja “e preferuar” e mbrëmjes, teksa Saimiri ka ftuar edhe Merin në kërcim duke i thënë edhe asaj diçka që e ka bërë shumë të lumtur.

“Balerina më e dobët mendoj se isha unë sepse nuk jam e natyrës që të kërcej. Jam më e futur në guaskën time, saqë Saimiri e vërejti këtë gjë dhe më mori për të kërcyer bashkë.

Patëm një moment me Saimirin, më tha një fjalë që më kënaqi. Ndoshta ishte pak por për dua do të thotë shumë. Ndonjëherë duhet të jesh e thjeshtë dhe e rezervuar që të biesh në sytë e një djali”, është shprehur Meri.

“Nuk ishte pija, por dashuria”, çfarë ndodhi mes Suelës dhe Saimirit pas dehjes në disko

Ka nisur me të papritura, surpriza e xhelozi kjo javë e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri organizoi një takim në disko me të gjitha vajzat e grupit.

Mes argëtimit dhe kërcimeve nuk mungoi as alkooli, ku Suela u deh dhe u ngjit në skenë ta përqafonte 33-vjeçarin.

Ajo ishte shprehur edhe më parë për “Daily Love Story” se mjaftojnë disa gota verë që ajo të hapet si person dhe siç duket kjo gjë ndodhi edhe në takimin në grup.

Pas kësaj nate, Suela kishte vendosur t’i dërgonte një videomesazh Saimirit, ku thekson se nuk ishte pija, por dashuria ajo që e çoi në atë gjendje.

Produksioni i Love Story sapo më solli një videomesazh, jam shumë kurioz për çfarë bëhet fjalë. Mos është ndonjë vajzë e re. Mos është ndonjëra që e ka marrë malli apo ndonjëra që është mërzitur me mua?”, shprehet Saimiri para se të hapë videon.

Suela: Saimir si je? Kalova një ditë shumë të bukur në liqen, u ndjeva shumë mirë dhe më përcolle shumë pozitivitet. Për këtë të falenderoj. Sa i përket natës në party e kisha tepruar pak fare me pijen por gjithsesi dua të të falenderoj se më ke qëndruar afër dhe besoj që mund të të kem vënë pak fare në siklet.

Mbaj mend vetëm një skenë, që kam hipur lart te skena dhe të kam përqafuar. Por se di se çfarë të kam thënë në vesh.

Pastaj më kujtohet që më ngrite dhe hopa në peshë dhe më zbrite të shkallët. Për këtë je treguar shumë njerëzor. Faleminderit! E di që pija është pak e tepruar dhe kjo gjë nuk të pëlqen fare ty se ma ke thënë edhe te dreka kur po pija prapë verë. Por mbase kjo nuk ishte nga pija, ishte nga dashuria.

Të përqafoj fort dhe sorry. Të puth, qëndro special!

Saimiri: Më vjen mirë që sa qenka zgjuar i paska shkuar direkt mendja tek unë. Me Suelën kisha këtë javë një takim të gjatë ku kaluam shumë mirë në fakt. Të fund të takimit po pinim një gotë verë dhe po bënim muhabet.

Piu gotën e dytë dhe i thash Suela më duket se nuk e mban dot alkoolin. E vlerësoj një vajzë që e kupton ku i ka kufijtë. Kishim edhe takim në grup me vajzat, edhe atje kishte pirë më duket nja dy gota dhe më erdhi në skenë. Mendoi se ishim vetëm dhe i harroi të gjitha vajzat e tjera.

Është diçka normal, them se mund të na ketë ndodhur të gjithëve që të kemi pirë një gotë më shumë. Nuk e gjykoj këtë gjë por them ndoshta ka qenë nga dashuria, jo nga pija.

Roberti kritikon Saimirin: Pse nuk i puth vajzat!

Teksa ka nisur mes emocionesh dhe surprizash nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, çështjet e javës së kaluar janë hapur sërish dhe kanë sjellë debat në studio.

Opinionisti i këtij show, Robert Aliaj, është ndalur tek fakti që Saimiri nuk ka puthur asnjë vajzë, edhe pse njëra prej tyre e ka shprehur disi këtë dëshirë.

“Nuk e shoh që në takim të parë ta puth një vajzë sepse as nuk dua t’i vë ato në siklet dhe në rradhë të parë duhet ta ndjej unë vetë. Me të gjitha vajzat kam pasur vetëm një takim deri tani dhe nuk mund të lindi dashuria vetëm në një takim. Unë nuk i puth vajzat për të të bërë qejfin ty apo teleshikuesve. Për mua ka një dashuri jo 18”, është shprehur Saimiri.

Ndërkohë, Roberti ka pyetur Silvanën nëse ajo vërtet dëshironte ta puthte Saimiri në ato momente, teksa ajo ka pohuar se donte të merrte një puthje nga 33-vjeçari.

“Fizikisht po. Dëshira ime fizikisht po”, është shprehur Silvana.

Më tej, Roberti ka treguar se si e ka puthur në mes të rrugës vajzën me të cilën ai u dashurua.

“Është shumë e bukur. Është poezi fare ta puthësh një femër. Nuk është seksuale, është një puthje që t’i vlerëson një lule. Unë për veten time, femrën që e dashurova, kur u dashurova, e kam puthur në mes të rrugës dhe ka qenë diktaturë. Tullë në buzë! Puthe dhe i ke dhënë asaj jetë”, ka deklaruar Roberti.

Suela harron deklaratat për vajzat e tjera, puth Saimirin e para në takim

Ka nisur tashmë nata e katërt e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa Saimiri kishte zgjedhur që këtë herë t’i ftonte vajzat në disko.

Përveç takimit në grup dhe atyre të shkurtër me disa nga vajzat, 33-vjeçari rezervoi një takim të gjatë me Suelën.

Për bukuroshen nga Tirana ai kishte menduar një takim mjaft special, një udhëtim me varkë ku nuk munguan puthjet, përqafimet dhe bisedat me fjalë dashurie.

Edhe pse Suela ka kritikuar shpeshherë sjelljen tëpër të afruar të vajzave të tjera ndaj biznesmenit, ajo u tregua vetë shumë e afërt me të, teksa nuk nguroi ta puthte vetë e para disa herë në qafë e në faqe.

Madje i kërkoi edhe Saimirit t’ia kthente puthjet, ndërsa ky i fundit tentoi ta puthë në buzë.

Biseda mes tyre ishte goxha e ngrohtë, aq sa Suela i rrëfeu atij një fakt familjar, që prindërit e saj ishin të divorcuar.

Saimiri: E kisha lënë për në fund këtë takimin sepse doja të të lija pak të vuaje, mos të ta tregoja pëlqimin tim direkt që në fillim.

Suela: Domethënë e paske një pëlqim.

Saimiri: Më ke pëlqyer në pamje të parë sepse je një vajzë elegante, simpatike. E qeshur gjithmonë. Por normal që dua të di më shumë nga ti si karakter si tip.

Suela: Çfarë do të dish ti për shembull?

Saimiri: Me çfarë merresh? Ku e sheh Suela veten pas 5 vjetësh?

Suela: Jam akoma duke përfunduar shkollën. Unë se di akoma, do mbaroj njëherë shkollën për marketingun dhe besoj se do vazhdoj…

Saimiri: Unë mendova se do thoje në Gjermani me ty…me tre kalamaj

Suela: Uuuu si nuk më erdhi në mendje kjo!

Saimiri: Je shumë pozitive. Sido të jesh me nerva, po të shohësh ty zbutesh direkt. Prej konkurrenteve ke ndonjë që të shqetëson?

Suela: E shoh një, kam qejf ta heq njërën aty. Jo një se u shtuan aty tani, nja tre…Janë ca që nuk ia vlejnë, nuk e di. Nuk përshtaten fare me ty.

Saimiri: Këta të shtëpisë çfarë të kanë thënë, kanë bërë ndonjë koment për mua?

Suela: Mami më vdiq…mami është…po nuk dua lëre

Saimiri: Çfarë është gjithë kjo dashuri që po më jep kështu?

Suela: Po pse mos të ta jap këtë dashuri unë ty. E meriton. Prit një sekond të të marr…ooo shumë erë e mirë. Këtë parfumin e dua unë tani.

Saimiri: Si e mendon të ardhmen, mendon që të jesh për shembull jashtë shtetit në Gjermani.

Suela: E di ku është e bukura këtu, se unë kam dhe mamin në Monheim

Saimiri: Po çne që jeton aty apo ka ardhur për t’më vizituar mua.

Suela: Po, por ç’e do që erdhe këtej ti. Por i kam të ndarë prindërit.

Saimiri: Po me kë kuptohesh më mirë, me mamin apo me babin?

Suela: Kur kam qenë e vogël kam qenë goca e babit

Saimiri: Po tani je bërë goca e mamit?

Suela: Jo jo tani jam e të dyve.

Saimiri: Po babi si të ka thënë për pjesëmarrjen këtu?

Suela: Babi është pak më i matur që ç’punë ke ti në emision për një çun.

Saimiri: Sigurisht që ky është mendimi i gjithë shqiptarëve them, si fillim por kur e shohin pastaj që emisioni është vërtetë serioz…

Suela: Çfarë mund të kemi një gjë të përbashkët ne?

Saimiri: Të përbashkët? Numrin e këmbës!

Suela: Jooo! 41?

Saimiri: Bëj shaka! Mua më pëlqejnë njerëzit e thjeshtë…

Suela: Ashtu jam dhe unë, e thjeshtë…ja (e puth disa herë) Po ti fare nuk e kthen puthjen ë?

Saimiri: Do e kthej por ti s’më le fare radhë

Suela: Shih! Jo aty jo

Saimiri: S’më lë kapelja. Unë një ta jap por ta jap tamam, jo kot më kot.

Suela: Jo nuk më pëlqeu!

Saimiri: Je shumë e ngrohtë, di ta bësh një djalë për vete. Kam përgatitur diçka tjetër këtu. Nuk e di a e preferon verën?

Suela: Po verën e kam shumë qejf. Tani të të pyes unë ty? Gjëja e parë që mendon për mua kur më sheh, çfarë është?

Saimiri: Gjëja e parë…që të të hyp te kjo varka edhe…

Emocione dhe debate në “Love Story”, kush janë dy vajzat që u eliminuan këtë javë

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në Tv Klan ka dhuruar surpriza dhe  emocione të forta teksa dy konkurrente të tjera janë eliminuar, Enxhi dhe Kejsi.

Saimiri, protagonisti i këtij show nuk u dhuroi trëndafil vajzave teksa u shpreh se dëshiron të mbetet mik me to.

Të dyja vajzat janë shprehur të lumtura për pjesëmarrjen e tyre në “Love Story”, teksa nuk kanë nguruar të falenderojnë Saimirin dhe produksionin për këtë mundësi.

Kejsi nuk mundi të kishte një takim me saimirin, në ndryshim nga Enxhi e cila pati dy takime të shkurtra.

Më tej 33-vjeçari shtoi se Enxhit i ka borxh një masazh dhe Kejsit një kërcim, duke lënë të kuptojë se marrëdhënia e tryre do të vijojë në mënyrë shoqërore.

“Të falenderoj shumë bashkë me stafin e mrekullueshëm, që më bëre pjesë të jem prezente këtu. U kënaqa shumë që isha deri këtu. Nëse ti do zgjedhësh një nga vajzat që janë këtu në kastinë tonë, të uroj të trashëgohesh, me një çun e me një gocë ishalla”, është shprehur Kejsi.

Enxhi u shpreh se në “Love Story” ka gjetur mike të reja dhe dha një urim për Saimirin.

“Edhe unë doja ti falenderoja të gjithë, juve dhe vajzat. Kemi gjetur shoqe të mira. Faleminderit Saimirit për vëmendjen, takimet dhe gjithçka. Uroj me gjithë zemër të gjesh vajzën që kërkon”, ka thënë Enxhi. /tvklan.al






Të ngjashme