EPISODI I PLOTË

Ka nisur tashmë java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa rrethi i vajzave po ngushtohet dhe konkurrenca po rritet nga puntata në puntatë.

Debatet dhe tensionet e natës së katërt kanë shoqëruar të gjithë javë, duke sjellë një ndarje të vajzave në grupe.

Ndërkohë, Saimiri ka folur në vija të përgjithshme për të gjitha vajzat, duke dhënë edhe përshtypjet që ai ka marrë nga takimet me to, në grup apo edhe privatisht.

Protagonisti i kësaj romance live është shprehur i kënaqur me konkurrentet, teksa nuk ka nguruar të veçojë Xhesin, për të cilën ka thënë që e shikon si partneren e tij të ardhshme.

Ai është shprehur i kënaqur me disa nga konkurrentet, teksa ka rënë në sy fakti që ka përmendur Vivien, duke u shprehur se e ka marrë veten shumë favorite.

“Vivien, ndoshta edhe ngaqë ka qenë nga të parat që unë e kam ftuar në takim dhe kam kaluar pak më shumë kohë me të, më duket sikur i ka hipur vetja në qejf.

E ka marrë veten shumë si favorite, por unë dua të them për të gjitha vajzat, që unë jam tip që një gjë e vogël po nuk më pëlqeu, ndërroj shumë shpejt. Mund të jesh favorite dhe javës tjetër nuk merr trëndafil”, ka deklaruar 33-vjeçari.

Nga ana tjetër ai ka përmendur pak edhe debatin e Enxhëll me vajzat e tjera, por ka theksuar se bukuroshja nga Gjirokastra i duket person shumë pozitiv.

Kamera e fshehtë ka filmuar disa momente në prapaskenë, ku vajzat kanë debatuar me tone të larta me njëra-tjetrën, pikërisht për takimin e bukuroshes nga Gjirokastra.

Më tej konkurrentet kanë replikuar me Enxhëllin në distancë, teksa janë intervistuar nga produksioni.

Vivien: Për Enxhëllin jam pak e zhgënjyer sepse të tjera gjëra tha dhe të tjera gjëra bëri vet.

Enxhëll: Nuk besoj se bëra ndonjë gjë të ekzagjeruar që Vivien u zhgënjye nga unë, më vjen keq që Vivien tha këtë por gjithësesi, unë po i’a lë të gjitha kohës.

Albana: Sa i përket takimit me Enxhëllin, më duket një person inkoherent. Hiqet para publikut një gjë dhe është tjetër. I kam shumë inat njerëzit që janë inkoherent dhe tregohen për atë që nuk janë.

Enxhëll: Albana mua nuk më njeh fare se kush jam unë dhe nuk e kuptoj se nga doli në atë përfundim. Të lutem mos dil në përfundime sepse po ta them sinqerisht që do zhgënjehesh më vonë.

 Silvana: Për sa i përket takimit me Enxhëll, nuk më dha asnjë pikë ndjesie, nuk e di, është mendimi im personal. Sipas meje nuk kanë fare kimi.

Duke i’u referuar debateve dhe tensioneve me vajzat pas deklaratave të saj, Enxhëll kishte vendosur të largohej nga emisioni dhe për këtë kishte përgatitur një videomesazh për Saimirin.

“Saimir, shpresoj të jesh mirë. S’kam reshtur së menduari për ty këto ditë, dhe nga gjithë ajo atmosferë që ndodhi atë natë në studio, këto replikat e vajzave që kam parë në intervistat e tyre, realisht më kanë bërë të ndihem shumë keq sepse nuk jam vajzë e luftës por jam vajzë e paqes dhe erdha për ty në këtë program.

Erdha që pse jo, të të bëja ty për vete. Mendova dhe shpresova që një djalë si ti do ishte ai që mua më përkiste. Por nga e gjithë kjo situatë, vendosa të largohem. Jo kokulur por me dinjitet. Më erdhi pak keq, ti je një djalë i mrekullueshëm dhe shpresoj me shpirt që të gjesh më të mirën për ty. Të duhurën, të përqafoj fort”, shprehet Enxhëll në videomesazhin e saj, të cilin produksioni i’a komunikoi Saimirit.

Protagonisti i kësaj romance live ka theksuar se kjo gjë i duket absurde dhe se dëshiron ta takojë Enxhëllin që të flasë vetë me të.

Ndërkohë Vivien i është përgjigjur Saimirit me një pyetje, duke i thënë se mos ndoshta ajo e tremb.

Vivien: Dua t’i them diçka Saimirit. Ne nuk kemi pasur mundësi, megjithëse ishte fillimi pak i shpejtë, por mendoj që duhet të më jetosh që të interpretosh pak edhe atë të hedhurën time. Unë kështu jam dhe më pëlqen shumë që jam kështu. Shpresoj shumë që edhe ty të të hyj në sy për këtë gjë.

Saimiri: Nuk kam qejf që një vajzë nëse del me mua njëherë apo dy herë në takim, të mjaftohet dhe të ndihet superiore në krahasim me vajzat e tjera. Sepse unë ndoshta e ftoj dy tre herë vetëm për ta njohur.

Vivien: Unë normal që superiore do ndihem se këtu kam ardhur për ty. Vetëm për ty kam ardhur nuk kam ardhur për gocat. Kështu që në momentin që dal me ty normalisht që do ndihem superior.

Saimiri duket modern, por më duket se nuk është dhe aq modern. Mos ndoshta unë të tremb? Ndoshta kjo mënyra ime, kjo qenia ime që unë jam shumë e hedhur dhe Saimiri është pak më i ndrojtur dhe ndoshta kjo gjë e tremb pak.

Redona është 22-vjeçarja me profesion administratore biznesi, e cila ka ardhur nga Italia për të bërë për vete Saimirin.

Ajo shprehet se për 33-vjeçarin i ka folur mamaja e saj, teksa edhe Redonës i është dukur një djalë serioz dhe inteligjent.

“Duke shkuar në punë me mamin, më tregoi për Saimirin. Në fillim nuk i kushtova shumë rëndësi sepse mendova që ai s’bën për mua.

Por kur më tregoi foton në Instagram më tërhoqi shumë dhe mu duk një djalë serioz, inteligjent dhe me qëllime të mira. Më pëlqen shumë sjellja e tij e qetë dhe edukata që ka”, ka thënë Redona.

Më tej ajo ka folur edhe pak për veten, duke theksuar se është një vajzë ambicioze dhe e ndjeshme.

“Unë e konsideroj veten si një vajzë ambicioze, me karakter dhe e sigurt për atë që dëshiron. Por në të njëjtën kohë jam edhe një vajzë e thjeshtë, e ndjeshme me një shpirt të lirë dhe empatike.

Pasionet e mia më të mëdha janë të lidhura me fotografinë dhe modelingun. Jam xheloze aty ku duhet, por tradhtinë dhe mashtrimin nuk e fal. Fakti që po hyj me vonesë në këtë program mendoj se është pozitiv pasi tani ka më shumë emocione”, shprehet ajo.

Generda është 22-vjeçarja me profesion menaxhere projektesh, e cila ka lënë Gjermaninë për të gjetur dashurinë në Shqipëri, njësoj si Saimiri.

Ajo shprehet se është larguar në Shtutgart që në moshën 1-vjeçare dhe se kjo është hera e parë që kthehet vetëm në Shqipëri.

“Jam larguar në moshën 1-vjeçare nga Shqipëria dhe kam 20 vjet që jetoj jashtë shtetit. Është hera e parë që kam ardhur në Shqipëri vetëm. Kam ardhur për një mision shumë të rëndësishëm për mua dhe ky mision quhet Love Story”, ka thënë ajo.

Më tej, Generda ka folur pak edhe për karakterin e saj, duke theksuar se i pëlqejnë shumë sportet.

“Sillem sipas situatës, po s’më pëlqeu si sillet njeriu unë i vë direkt kryqin. Më pëlqen shumë të merrem me sport, kam qenë në kurs noti, kurs volejbolli.

Kam shumë qejf t’i jap biçikletës, sidomos me familjen të dielave kur është koha e bukur që nuk bie shi.

Valentina është 22-vjeçarja e cila ka ardhur nga Italia për të gjetur dashurinë në vendin e saj të lindjes.

Ajo shprehet se edhe pse ka baba italian, vetë ndihet 100% shqiptare dhe ndaj ka ardhur në Shqipëri për Saimirin.

“Mami im ka lindur në Shqipëri, por dashurinë e jetës e ka gjetur në Itali. Ndërsa unë kam lindur në Itali, por dashurinë kam ardhur ta kërkoj këtu në Shqipëri. Babai im është italian, por unë ndihem 100% shqiptare”, ka thënë Valentina.

Më tej ajo ka folur pak për veten, teksa thekson se që në moshën 5-vjeçare është marrë me balet dhe mezi pret një takim tango me Saimirin.

“Në moshën 5-vjeçare kam filluar baletin klasik dhe në asnjë moment nuk jam shkëputur nga baleti. Mezi po pres të kem një kërcim tango me Saimirin.

Silvana dhe Saimiri kanë folur pak për udhëtimet, një element që u pëlqen të dyve, por shumicën e kohës dyshja e ka kaluar mes përqafimeve, çokollatave, verës dhe puthjeve.

Silvana: Jam pak e emocionuar sot, jam pak në ankth. Po më fut në siklet!

Saimiri: Pse? Në ankth? Çfarë më the aty kur more trëndafilin?

Silvana: Ah po, u mërzita. Pse në fund?

Saimiri: Si më the do të të vras! Rëndësi ka që je këtu. Sot kemi ardhur për gjëra të bukura

Silvana: U mërzita thashë. Sot jam në paqe. Jam në siklet, jam skuqur. Bëj diçka!

Saimiri: Dua të jesh sa më komode.

Silvana: Nga anon më shumë, nga Gjermania apo Shqipëria? Se të kanë thënë që je shumë i ftohtë, je i largët.

Saimiri: Jo unë jam shqiptar në këtë drejtim, jam shumë njeri i nxehtë. Në çfarë vendi rri ti?

Silvana: Në Bologna, por tani jam transferuar në Milano me motrën.

Saimiri: Kam qenë në Milano, pashë Interin me Barcelonën. Çfarë vendi ke qejf të shkosh?

Silvana: Në Meksikë, e kam shumë fiksim.

Saimiri: Edhe Brazili është bukur…Rio De Janeiro. Kam njohur një vajzë të bukur, një modele në Brazil dhe pastaj është largësia që…

Silvana: Të pëlqeu domethënë. Unë zakonisht nuk jua shpreh pëlqimet meshkujve

Saimiri: Dhe mua s’do ma tregosh, do ma mbash sekret?

Silvana: Po ti po e kupton më duket. Mos përfito shumë

Në takimin e saj me Saimirin, Enxhëlli foli dhe komentoi prekjet dhe sjelljen e vajzave të tjera, gjë që nuk u prit fare mirë nga këto të fundit.

Veç të tjerash ajo përmendi edhe mamanë e binjakeve, për të cilën tha se kishte dëgjuar se i kishte sjellë në emision.

Saimiri është shprehur i zhgënjyer nga kjo deklaratë, teksa motrat binjake nuk kanë nguruar t’i përgjigjen Enxhëllit për përmendjen e familjes.

Saimiri: E shoh si gjë shumë të ulët të flasësh për njerëz kur nuk ndodhen aty. U zhgënjeva nga vajzat. Aq më shumë me Enxhëllim që e kisha edhe në takim.

Albana: Ato kanë bullizuar, kanë ofenduar, kanë tallur. Unë nuk kam ofenduar personalisht. Ti përmende familjen Enxhëll.

Enxhëll: Keni qenë ju të parat që e keni nisur. E di shumë mirë çfarë do të thotë figura e nënës në jetë.

Silvana: Ti ke 10 fytyra këtu brenda, sepse ke përmendur mamanë, gjënë tonë më të shtrenjtë, familjen, që s’kishe fare të drejtë ta prekje.

Shuhet ëndrra e dashurisë për dy vajza të tjera në “Love Story”.

Drita dhe Kejda nuk morën një trëndafil mbrëmjen e sotme nga Saimiri duke u larguar nga gara.

Puntata e kësaj të hëne u shoqërua plot me emocione pasi u futën tre vajza të reja si dhe u larguan tre të tjera gjithsej./tvklan.al