Një javë më parë, ish-konkurrentja e spektaklit Love Story në TV Klan, Enxhëll Lengo, ndërpreu ceremoninë e trëndafilave me një videomesazh ku i kërkonte Saimirit të rikthehej.

Do kthehet apo jo? Saimiri jep vendimin për Enxhëllin

Ajo theksoi se ishte e dominuar nga emocionet dhe ndaj e mori atë vendim dy javë më parë, për t’u tërhequr.

Ndërkohë, Saimiri u shpreh se do ta mendonte dhe përgjigjen do ta jepte pikërisht sonte.

Saimiri deklaroi se e respekton Enxhëllin dhe fjalët e bukura që ajo i tha, por ka vendosur që të vazhdojë rrugëtimin me vajzat e tjera.

Ai gjithashtu theksoi se për dashurinë duhet luftuar.

“Jam nusja, jo goca”, Redona i tregon Saimirit mospëlqimin që ka

Redona ka qenë konkurrentja e Love Story e cila ka pasur një tjetër takim me Saimirin këtë javë.

Këtë herë ata kishin zgjedhur që të bënin xhiro me biçikletë dhe më pas një piknik buzë liqenit.

Dyshja kanë diskutuar për tema të ndryshme dhe natyrisht që nuk mund të mungonin bisedat për emisionin.

Saimiri: Mirë se erdhe bukuroshe!

Redona: Mirë se të gjeta!

Saimiri: Tani ti kokteil më bëre, pasta po, unë sot të kam bërë një çaj!

Redona: Është i mirë, është i ngrohtë, si ti. Unë bëj diçka për ty, por nuk shikoj një gjë nga ana jote.

Saimiri: Çfarë do ti të shikosh nga ana ime?

Redona: Nuk është se unë dua t’i them gjërat, veprimet i bën ti edhe ti do bësh atë që të ndjen zemra.

“Dy javë m’u dukën si dy muaj”, Saimiri e shpreh hapur që i ka munguar Meri

Ashtu siç edhe e ka deklaruar vetë Saimiri, Meri mbetet një nga vajzat e tij të preferuara që nga nata e parë e spektaklit Love Story.

Pas dy javësh, ata janë takuar sërish, këtë herë në natyrë, një vend që e kishte zgjedhur Meri.

Veç të tjerash, 33-vjeçari u shpreh se dy javë i janë dukur si dy muaj, gjë që shpreh hapur edhe faktin që Meri i ka munguar.

Saimiri: U bë kohë pa takim!

Meri: Dy javë.

Saimiri: U duk si dy muaj.

Meri: Të paskam munguar!

Meri bën Saimirin ‘djalë për shtëpi’, e mëson të bëjë byrek

Duke qenë se në takimin në vilë ku të gjitha vajzat përgatitën nga një pjatë për Saimirin, Meri nuk ishte, ajo vendosi t’i bëjë atij byrek.

Madje Meri i ka mësuar edhe Saimirit si të hapë petët e byrekut.

Saimiri: S’ka më bukur se natyra, e kam shumë qejf. Në Shqipërinë tonë çdo gjë e ndjej më shumë, më me zemër.

Meri: Është normale, ke lënë zemrën këtu edhe pse jeton atje. Dua të bëj diçka tradicionale dhe ti do më ndihmosh mua të bëjmë një byrek në saç.

Saimiri: Mos më bëj të çohem unë se po u çova do lëpish gishtat. Me çfarë do e bësh?

Meri: Dua ta bëj me spinaq, majdanoz, qepë…Tani vjen pjesa më e bukur sepse do vish të më ndihmosh.

Xhesi sjell Saimirin në Shkodër, i rrëfen legjendën e Kalasë së Rozafatit

Njëra nga vajzat që ka pasur një takim të gjatë romantik me Saimirin, ka qenë edhe Xhesi.

Bukuroshja nga Shkodra ka kaluar një ditë mjaft të këndshme me 33-vjeçarin, teksa kanë vizituar qytetin e saj.

Veç të tjerash, Xhesi i ka shpjeguar Saimirit legjendën e Kalasë së Rozafës, si edhe muzeun.

Saimiri: Eh moj shkodrane! Na ka ardhë goca në Shkodër. Meqë kishe qejf ta bënim një takim në Shkodër, thashë pse jo. Ta njoh edhe unë pak Xhesin, por edhe Shkodrën, se ju shkodranët jeni fisnikë.

Xhesi: E kemi Shkodrën të shenjtë, mos na e prek!

Saimiri: Po prindërve u ke thënë që do shkojmë në Shkodër?

Xhesi: U kam thënë, janë shumë të emocionuar. Shoqet e mia më thonin ku do shkoni se do vijmë edhe ne aty. Ja kalaja!

Xhesi hap zemrën në Shkodër, i shpreh ndjenjat Saimirit

Xhesi dhe Saimiri e kanë pasuar takimin e tyre në Shkodër me një darkë romantike, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë.

Xhesi u shpreh se ndihej më e lirshme me Saimirin dhe se sido të shkojë rrugëtimi i tyre në spektakël, do të mbajë vetëm kujtimet e bukura.

Saimiri: Të bëjmë një gëzuar për këtë ditë të bukur!

Xhesi: E shijova pafund! Çfarë ndjeve konkretisht?

Saimiri: Më ke ndenjur gjatë gjithë kohës shumë pranë dhe u ndjeva si të jem në shtëpi.

Xhesi: Për këtë ditën e sotme, mund të them që e ndjeva, në çdo sekond.

Saimiri: Unë e di që ti je pak tip i tërhequr, por shpresoj që deri në fund të më tregosh më tepër.

Prishet sërish ceremonia e trëndafilave, njëra nga vajzat largohet nga Love Story

Nata e 12-të e spektaklit Love Story në TV Klan është shoqëruar me emocione të shumta dhe të papritura, teksa një tjetër konkurrente vendosi të tërhiqet nga spektakli.

Sapo nisi ceremonia e trëndafilave, ishte Flavia ajo që kërkoi të thoshte diçka, duke deklaruar se i janë zbehur ndjenjat për 33-vjeçarin.

Ajo theksoi se është e kotë nëse do të vazhdonte të mashtronte veten dhe ndjenjat e saj.

“Mendova të ta lehtësoj pak natën e sotme. Duke parë raportin mes teje dhe vajzave të tjera, kam kuptuar që më është zbehur pak pëlqimi ndaj teje, kështu që do ishte e kotë që unë të moshtroja veten dhe ndjenjat e mia.

Kam vendosur të heq dorë nga ky rrugëtim dhe shpresoj që në fund ti të përfundosh me një vajzë sepse je djalë shumë i mirë”, deklaroi Flavia./tvklan.al