Love Story |Tre takime romantike me tre puthje, Saimiri eliminon Arianën-Episodi 9



Love Story |Tre takime romantike me tre puthje, Saimiri eliminon Arianën-Episodi 9

22:55 11/01/2021

“Ti je çokokremi im sot”, Generda kalon mëngjesin me Saimirin

Ka nisur tashmë edhe nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan, mes takimesh romantike, emocionoesh dhe të papriturash.

Saimiri kishte zgjedhur për një takim të gjatë privat Generdën, një nga konkurrentet e reja, me të cilën ai ka patur edhe një takim të shkurtër më parë.

Dyshja kanë kaluar mëngjesin bashkë, ku nuk kanë munguar bisedat e këndshme.

eç të tjerash ata kanë folur për ushqimin, punën, por edhe pak për familjet e tyre.

Saimiri: Doja patjetër një takim me ty sepse takimi i parë më pëlqeu, shkoi shumë mirë dhe doja të kalonim një mëngjes bashkë, që të shoh si është mëngjesi me Generdën.

Çfarë ndodhi me Generdën dhe Saimirin në dhomën e zhveshjes

Generda: Shumë i bukur do jetë!

Saimiri: Si je ti në mëngjes se unë jam njeri që mëngjesin dua gjithmonë ta ha mirë, sepse është shumë i rëndësishëm. Pastaj drekën dhe darkën më lehtë.

Generda: Edhe për mua, por dua që mëngjesi të jetë i ëmbël, që të ma ëmbëlsojë komplet ditën.

Saimiri: Kam marrë ëmbëlsira, sheqer, mjaltë…

Generda: Nuk ka nevojë se sot je ti këtu! Ti si e do mëngjesin, të kripur, të ëmbël

Saimiri: Unë ha edhe shumë proteina për shkak se bëj stërvitje shumë, vezë, gjalpë. Po ti çfarë ha në mëngjes?

Generda: Mund të jetë nutella, marmalatë…

Saimiri flet me Flavian për eliminimet: Vajzat bëjnë debat për t’u bërë lajm

E zgjedhura e Saimirit për një takim privat këtë herë ka qenë Flavia, për të cilën ky është takimi i parë i gjatë.

Ata kanë bërë gara me njëri-tjetrin, teksa në fund kanë shkëmbyer edhe një puthje të vogël në buzë.

Veç të tjerash Flavia dhe Saimiri kanë hapur edhe temën e eliminimeve, teksa 33-vjeçari ka theksuar se vajzat bëjnë debat për t’u bërë lajm.

Saimiri: Do bëjmë një garë?

Flavia: Po është pak me hile se ti bën palestër.

Saimiri: Po unë do të të lë të hipësh pak më përpara. Me çfarë do vëmë bast?

Saimiri tregon si e lidh preferencën e vajzave me radhën e trëndafilave

Flavia: S’do fitosh ti!

Saimiri: Si e lamë, do më puthësh ti mua apo unë ty?

Flavia: Ti mua më mirë. E kishe kuptuar edhe vetë që e kishe mbushur kupën. Më ke bërë me nerva. Çdo natë prisja të eliminohesha se nuk kisha takim dhe…

Saimiri: Po arushin e ke akoma, se mos e ke hedhur? Me arushin fle ti?

“Më kupton pa folur shumë”, Saimiri dhe Meri ndajnë puthjen e parë

Tashmë duket qartë që Meri është një nga vajzat e preferuara të Saimirin, teksa ata kanë patur një tjetër takim të gjatë bashkë.

Dyshja kanë ndarë mes tyre fjalë dashurie, ku këtë herë nuk munguan puthjet.

Saimiri i kishte bërë Merit një parfum të veçantë dhuratë, duke qenë se edhe ajo është një vajzë e veçantë për të.

Meri: Fotografia është ajo ku unë gjej veten, ku jam e lirë, më e lirë se në çdo vend tjetër. Është pasioni im. Kam pothuajse 3 vite që merrem, që kur kam qenë e vogël.

Për herë të parë kam bërë një reklamë kur kam qenë 12 vjeçe. Tani që je përpara kamerave, si e përballon këtë?

Saimiri: Tani siklet më të madh nuk ka, jam në qendër të vëmendjes, por kjo ishte rruga për të gjetur dashurinë dhe do ta çoj deri në fund.

Meri: Kur po vinim rrugës të pashë që po këndoje, këndon në dush ti?

Saimiri: Këngët e preferuara edhe i këndoj, ndoshta edhe nuk i këndoj tamam por me aq sa mundem. Meri sot u përpoqa që të kalonim një ditë pak më ndryshe bashkë, doja të shihja si e kalon ti ditën dhe të të vija të të rrëmbeja në botën time.

Nuk e di cili parfum të pëlqeu, por unë e kisha përzgjedhur një për ty. Është i përbërë nga lule shumë të rralla, një parfum shumë i veçantë që nuk gjendet kudo, dhe meqë ti je një vajzë shumë e veçantë për mua doja të ta dhuroja këtë.

Meri: Është një dhuratë që do të thotë shumë për mua dhe ia ke arritur të më bësh të lumtur deri tani edhe pse është një kohë tepër e shkurtër, por sërish ke qenë shumë i veçantë. Më vjen mirë që më kupton pa folur shumë.

“Je tyç nga koka”, Roberti nuk bindet nga puthjet e Saimirit

Roberti është shprehur se nuk i pëlqen fakti që puthjet vijnë nga vajzat, teksa ka vënë theksin tek fakti që sipas tij, Saimiri është mekanik.

“Nuk më pëlqeu fare që puthjet vijnë nga vajzat. Të jesh një mashkull modern nuk është as loja e paraqitjes, as të bërit si djalë i mirë, që nuk e vë në dyshim. Femrat kanë qejf të flirtohen, kjo gjë mungon shumë.

Saimiri është mekanik në këtë marrëdhënie. Nuk dua t’ia prish festën por Saimiri nuk jep asnjë puthje, vetëm preku pak flokët”, tha Roberti.

 “Unë kam parë kimi dhe e kemi ndjerë, nëse nuk është transmetuar ndoshta ka të bëjë”, deklaroi Generda në replikë me Robertin.

Më tej opinionisti argumentoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë që një vajzë të mos zgjasi kokën që ta puthësh.

Pas skenave intime në dush, Saimiri eliminon Arianën: Nuk kemi më shumë se tërheqje fizike

Është mbyllur në natën e 9-të rrugëtimi i Arianës në romancën live të Love Story.

Vendimin për ta eliminuar nga gara Saimiri tha se e kishte marrë pasi kishte vënë re se mes tyre nuk kishte tërheqje me shumë se fizike, fakt ky që u pohua edhe nga vetë Ariana. Mes emocionesh, Ariana falenderoi 33-vjeçarin dhe produksionin për eksperiencën.

“Doja ta falenderoja shumë për kohën, për emocionet që më ke dhënë. Ke qenë ndoshta një nga vajzat më të sinqerta këtu, por e kam parë që nuk ka një tërheqje më shumë se fizike mes nesh dhe prandaj kam marrë këtë vendim. Je vajzë e mrekullueshme dhe sigurisht që dhe ti do ta gjesh princin që dëshiron”, i tha Saimiri Arianës.

“E pranoj… Shumë faleminderit, dua të falenderoj gjithë stafin këtu që mu dha mundësia dhe të gjithë njerëzit që kam njohur, do më marrë shumë malli, për të gjithë“, tha Ariana mes emocionesh.

Një javë më parë, Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arianën në ambientet e një palestre. Dyshja biseduan shumë pak, teksa kaluan momente romantike në pishinë dhe në dush.

Ndërkohë, si shpeshherë, trëndafilin e parë mbrëmjen e kësaj të hëne Saimiri ia dha Merit, teksa e cilësoi takimin që pati këtë javë me të si më të bukurin dhe më romantikun./tvklan.al







Të ngjashme