Kërcimi romantik Xhoni-Anxhi, Sellma ndihet e fyer: Ndjeva mungesë respekti

Kërcimi romantik mes Xhonit dhe Anxhit natën e spektaklit të së hënës është komentuar gjatë. Sot në “Love Story Talk”, Sellma është shprehur se Xhoni ka treguar mungesë respekti për të, pasi në takim kishte dal me të e në vallëzoi me Anxhin.

Por Xhoni ka thënë se kërcënimi nuk është asgjë, pasi dhe nëse do të ishte në dasmë mund të linte gruan në tavolinë dhe të kërcente me të tjera.

Sellma: Jo se mori Anxhin, por mu duk tek pjesa e respektit, mu duk pa respekt. Unë dua që djalin që kam përball, djalin që unë dal të ketë respekt.

Xhoni: Po i rash në qafë, më vjen keq. Po unë mund të kem grua të jem në një dasmë dhe të kërcej me tjetrën. Është një gjë shumë e thjeshtë.

Eni Shehu: Çfarë të bëri që zgjodhe Anxhin, kishe qejf që të qëndrojë pranë saj.

Xhoni: Kisha qejf të kërceja, në atë moment, pash Anxhin dhe shkova e mora. Nuk është një gjë kundër Sellmës apo vajzave të tjera.

Sellma: Unë e mora si mungesë respekti. Nuk jam xheloze në këtë pjesë, pasi nuk e llogaris tek kjo pjesë, jo se jam mendjemadhe, por kam shumë vetëbesim. Tek pjesa e Xhonit unë e thash ashtu e ka rolin, ashtu luan.

Dy vajzat e reja në ‘Love Story’, ‘sherr’ me Xhenin që në bisedën e parë

Dy vajzat e reja në Love Story duket se e kanë marrë më vrull këtë eksperiencë. Që në bisedën e parë që u angazhuar ato kanë replikuar ashpër me Xhenin, e cila në një deklaratë pas hyrjes së tyre tha se nuk i llogariste fare.

Klaudia: Mua po më pëlqen deri tani, nuk e di si do shikojë, por do përshtatem.

Anxhelina: Nuk është se më shohin si kërcënim, po ndihem shumë rehat, por që të shohim. Ngelet për t’u parë.

Po si i kanë parë vajzat dy hyrjet e reja në Love Story?

Liljana: Duhet ta shohim në vazhdim, pozitive duken si fillim. Në vazhdim do t’i njohim si karaktere. Mesa kujtova Klaudia mund të kishte interes për Xhonin, ndërsa vajza tjetër nuk më dha informacion.

Xheni: Gocat e reja nuk më duken as kërcënim, thjesht sa për të shtuar numrin asgjë më tjetër. Më falni që u tregova e keqe por jam thjesht e sinqertë.

Por komentet e Xhenit nuk janë pritur mirë nga vajzat e reja, ku Anxhelina pati një përgjigje të qartë për të.

Klaudia: Nuk më intereson fare mendimi i saj.

Anxhelina: Unë dua që të na japë pak më shumë kohë, ne kemi vetëm një javë këtu. Xheni nuk mund të thotë që vajzat e reja janë vetëm për të shtuar numrin apo për të ngrohur vendin. Ndoshta Xhenit nuk i jepet mundësia për takime dhe rri ajo për të shtuar vendin.

Robert Berisha i gatshëm: Pranoj që të jem fronist në Love Story VIP

Këngëtari Robert Berisha, i ftuar në emisionin “Love Story Talk” ka pranuar se ai mund të marrë pjesë në Love Story VIP.

Berisha ka thënë se është beqar dhe nuk do ngurronte që të merrte pjesë në një program dashurie.

Eni Shehu: Fronist VIP në Love Story VIP, e pranon apo nuk e pranon?

Robert Berisha: Vetëm mos harroni të më bëni ftesën, pasi i pari jam që vij.

Eni Shehu: Je single.

Robert Berisha: Po.

Eni Shehu: Robert Berisha i pari që pranon rolin e tij si fronist në Love Story VIP.

Por pas pranimit të ftesës, Roberti tha se më mirë do të ishte që vajzat të ishin të panjohura dhe jo VIP, pasi me këto të fundit nuk i ka marrëdhëniet të mira. /tvklan.al