Të rinjtë e LSI-së kanë publikuar një video ku tregojnë sesi protestuesit mund të mbrohen nga gazi lotsjellës, në protestën e nesërme.

Rama gjatë Samitit të Diasporës, ditën e premte iu përgjigj me “Love you too”, thirrjes së një pjesëmarrëseje në sallë me “I love you”.

Në Ambasadën Shqiptare në Athinë radhët janë të gjata dhe emigrantët duhet të humbin kohë, për të mbaruar punë.

Në Pogradec, të moshuarit zgjohen në mesnatë për të zënë radhë, për të marrë pensionin.

Janë këto disa nga videot që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit”.

/tvklan.al