Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se paaftësia e pushtetit lokal në qytetin e Shkupit, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ka shkaktuar kaos dhe mosfunksionim të transportit publik.

Nga kjo parti thonë se kryetarja Arsovska me ndërprerjen e kontratave dhe bartjen e fajit vetëm sa e përkeqëson gjendjen me transportin publik.

“Shkupjanët detyrohen të përdorin vetëm linjat e NTP-së, të cilat nuk janë të rregullta, gjë që shkakton bezdi dhe vonesa. NTP po zhytet më thellë në borxhe dhe për më tepër po lidh kontrata të dëmshme për blerjen e karburanteve me çmime shumë më të larta se ato reale. Për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së VMRO-DPMNE-së, Shkupi para pak kohësh mbeti pa transport publik për herë të parë në histori”.

“Përderisa komunikacioni publik është në kaos, autobusët e rinj të premtuar nga VMRO-DPMNE dhe Arsovska nuk gjenden askund, e as fabrika e autobusëve elektrikë që e paralajmëroi kryetari dinak Mickoski. VMRO-DPMNE dhe Arsovska i fituan zgjedhjet lokale vitin e kaluar pikërisht me premtimet për transport publik. Ata premtuan transport të shpejtë, efikas dhe falas me autobus për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Klan Maqedonia