BDI: Mickoski, nën hijen e Gruevskit

Mazhoranca qeverisëse në Maqedoninë e Veriut, i kërkon opozitës që të përcaktojë në mënyrë të qartë nëse do i mbështesë ose jo ndryshimet kushtetuese që sipas saj përcaktojnë të ardhmen europiane të vendit. Në një deklaratë për mediat forca kryesore qeverisëse, LSDM thekson se propozimi evropian për kornizën negociuese është marrëveshja më e mire për Maqedoninë e Veriut.

“Kjo nuk është ultimatum, por realitet. Këtë e thonë edhe partnerët tanë strategjik. Hristijan Mickoski ende ka mundësi të vendos nëse do ta mbështes të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE ose do të mbetet në bllokun anti-evropian”

Në të njëjtën linjë ështëedhe BDI e Ali Ahmetit, e cila akuzon kreun e opozitës për nacionalizëm patetiv.

“Për këtë shkak edhe pas 5 viteve Mickoski është nën hijen e Gruevskit dhe ka rënë nën 320.000 vota në zgjedhjet parlamentare”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thirrur një takim liderësh me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme dhe ku pritet të diskutohet pikërisht për ndryshimet kushtetuese.

Klan Macedonia