Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot promovoi Stevo Pendarovskin si kandidat i vetëm për President jo vetëm të kësaj partie dhe aleatët e saj, por edhe të partnereve të koalicionit qeverisës. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se mbështetja e gjerë paraqet një kthesë historike dhe një garancion për zgjedhjen e presidentit për të gjithë qytetarët e shtetit. Për presidentin aktual Gjeorge Ivanov kryeministri tha se e ka keqpërdorur mandatin e tij.

Zoran Zaev: Në këtë kongres promovojmë kandidat të koalicionit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, një kandidat të përbashkër për qëllimet tona të përbashkëta… Presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, miku ynë, president për të gjithë Stevo Pendarovski.

Ajo që u paralajmërua sot në kongresin e LSDM-së qeverisëse. Profesori për marrëdhënime publike dhe koordinatori nacional i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski u konfirmua si kandidati i vetëm konsesual për shef të ri të shtetit, i përkrahur nga koalicioni politik i LSDM-së bashkë me afro 30 parti më të vogla, por edhe nga partneri më i madh në kabinetin qeverisës BDI. Ai është njëri në të cilin kryeministri Zoran Zaev e sheh kthesën historike siç e tha, transparencën e angazhimit politik për këtë shoqëri në vend të shoqërisë së ndarë në baza etnike ose në baza të tjera. Këtë pasdite pas votimit të qindra delegatëve të kongresit të LSDM-së të ardhur në Shkup nga e tërë Maqedonia, pritet që Pendarovski t’i shfaq këndvështrimet primare për pozicionin shef i shtetit nëse ai fiton zgjedhjet e 21 Prillit. Kryeministri Zaev në ndërkohë ju falënderoi ministrave Radmilla Sheqerinska, Nikolla Dimitrov, Oliver Spasovski emrat e të cilëve deri në momentin e fundit ishin kandidat potencial për president, duke i thirrur si motor i qeverisë para së cilës edhe më tej mbeten detyrat për reforma, rritjen e ekonomisë, por edhe angazhimin për vlerat morale.

Për shefin aktual të shtetit Gjorge Ivanov i cili haptazi qëndroi kundër disa vendimeve politike të qeverisë si që është Marrëveshja e Prespës me Greqinë, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe ligji për gjuhët në Maqedoni, Zaev tha se e ka keqpërdorur mandatin e tij duke shtuar se votuesit do t’i thuan mirë u pafshim Ivanov.

Në 21 Prill do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale me tre kandidatë të cilat kanë prapavijë politike dhe akademike. Përveç Pendarovskit fushatën tani më e udhëheq Gordana Siljanovska, e mbështetur nga VMRO-ja opozitare dhe Blerim Reka i mbështetur nga opozitarët Aleanca për Shqiptaret dhe Besa.

Tv Klan