Vendimi i opozitës për mosbindje civile ka përçarë LSI-në. Deputeti i Fierit, Robert Bitri, ka deklaruar hapur se ndan qëndrime të ndryshme me partinë e tij për këtë çështje.

“S’ndajmë të njëjtin qëndrim. Lulzim Basha nuk është kryetari im, ndajmë qëndrime të ndryshme”.

Përçarja është parë edhe në komisionet parlamentare ku të gjitha karriget e deputetëve të dy partive të opozitës në Komisionin e Ekonomisë ishin bosh, përveç asaj të ish-ministrit të transporteve Edmond Haxhinastos, i cili është shprehur hapur pro vendosjes se tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Qëndrimi i opozitës për mosbindje civile ka sjellë edhe reagimin e mazhorancës e cila e cilëson si antiligjore. Taulant Balla thotë se i di hallet e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit që i ka çuar në ndjekjen e kësaj rruge vetëm 2 javëv përpara se Komisioni Europian të jap rekomandimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Balla kërkon rihetim për dosjen e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Balla thotë se këshilltarët socialistë të Kukësit që morën pjesë në protestë të përjashtuar nga kjo forcë kishin për detyrë të sqaronin qytetarët për tarifën.

Tv Klan