Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon pezullimin e financimit në buxhetin e vitit 2017 të koncesionit të laboratorëve spitalorë.

Në një letër që Grupi Parlamentar i LSI -së i ka nisur Kryeparlamentarit Ilir Meta thuhet se konsultimet për këtë koncesion nuk kanë përfunduar ende dhe buxheti nuk mund të financojë një projekt të paplotë.

LSI propozon që paratë e përcaktuar për këtë koncesion të rishpërndahen.

Kundër koncesionit protestuan edhe mjekët dhe specialistët që kërkuan siguri për kontartën e punës pas kalimit te privati.

Tv Klan