Në festën e 26- vjetorit të krijimi të PS, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama nuk ka nguruar të urojë partinë nëpërmjet një statusi thumbues në rrjetin social Facebook.

Rama shprehu mirënjohje për PS-në dhe kontributin e saj, por shfrytëzoi rastin për të ironizuar Rilindjen.

 URIMI I LUAN RAMËS

Mirënjohje e nderim për socialistët shqiptarë dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, në ditën e themelimit të kësaj kështjelle të qëndresës e heroizmit, te solidaritetit e humanizmit, që ka meritën historike të ringritjes së shtetit pas rrënimit total që shkaktoi regjimi i Berishës më 1996 dhe 1997 dhe që e bëri Shqipërinë aleate të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës, vlera të cilat Rilindja e tepsisë as nuk mund ti tjetërsojë dhe as nuk mund ti mohojë duke ndërruar ngjyrën e flamurit apo simbolet e Partisë Socialiste./

tvklan.al