Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu reagoi pas publikimit të përgjigjes së Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi.

Ambasada Amerikane konfirmoi për Tv Klan se përgjigjja e ambasadorit për këtë çështje është se ai ka mbetur i zhgënjyer.

“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për Reformën në Drejtësi.

Propozuam një zgjidhje në mirëbesim, gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita.

Zoti Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid të diskutuar nga ndihmës-sekretarja Nuland”, – shprehet ambasadori në reagimin e tij.

Tv Klan