Ambasadori Lu: Në fillim të vitit arrestime të ‘peshqve të mëdhenj’

Ambasadori Lu: Në fillim të vitit arrestime të ‘peshqve të mëdhenj’

16:00 07/11/2017 https://youtu.be/br_bQoeM-Nk

Në prani të ambasadorëve, ministri Britanik të Shtetit, për Europën dhe Amerikën, në Ministrinë e Brendshme u prezantua ‘Task Forca’ speciale kundër krimit të organizuar e lajmëruar në fundjave nga kryeministri.

Kjo strukturë e re që duket se do t’i paraprijë Byrosë Kombëtare Hetimore, dhe Spak-ut ka dhe mbështetjen e partnerëve amerikanë që do të ofrojnë asistencën përmes përfaqësuesve të FBI-së. Ambasadori i SHBA në Tiranë kërkon rezultate konkrete që sipas tij duhet dëshmuar brenda fillimin të ardhshëm me arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.

“Në luftën ndaj krimit të organizuar, ne presim rezultate. Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa ‘peshqve të mëdhenj’ në fillim të vitit të ardhshëm dhe

 

që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

 

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë”, 

tha Lu në prezantimin me detaje të operacionit “Forca e Ligjit”.

“Në gjuhën shqipe ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh.”

Triumfi i luftës ndaj krimit të organizuar për ambasadorin Lu qëndron në këputjen e fijeve që e lidhen atë me politikën, dhe hapi i parë sipas tij është të pranohen ekzistenca e këtij problemi, ndërsa vetë nuk ngurron të përmendë me emra disa nga të inkriminuarit e përfshirë në politikë.

“Nëse e mohoni këtë, ju lutem, të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Roshit.”

Vetë ministri i Brendshëm pranon se skanimi ka zbuluar raste të lidhjeve të krimit të organizuar me politikën.

“Raportet shoqërore të individëve, anëtarë të këtyre organizatave, me përfaqësues të jetës politike dhe zyrtarë të lartë janë të evidentuara.”

Xhafaj duket optimist se Task Forca do të japë të njëjtat rezultate të arritura në luftën ndaj kanabisit dhe se do të bashkëpunojnë me shumë institucione, përfshire Prokurorinë, por nënvizon se efektet do të mund shihen pas reformimit të organit të akuzës.

“Krimi i organizuar nuk mundet dhe shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri.”

Ekspertet e policisë thonë se rrjetet kriminale tentojnë t’i formalizojnë pasuritë e tyre duke i investuar ne ekonomi, dhe vetëm brenda 2017 është kryer hetim pasuror për 118 raste të dyshuara dhe janë bllokuar shume asete të krimit te organizuar si makina, apartamente, apo biznese.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT