Donald Lu nuk është mjaftuar me deklaratën publike si përgjigje ndaj letrëes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Pa kaluar 24 orë nga ky lajm, në mesditë ambasadori amerikan është parë të hyjë në zyrën e Presidenti Meta.

 

Ish-kreu i Akuzës në letrën nisur Kongresit Amerikan në Majit të 2017 e akuzonte veç lidhjeve me Fondacionin Soros në Shqipëri dhe për ndërhyrje në hartimin e reformës në drejtësi, e se në një takim të 2015 të zhvilluar mes tyre diplomati amerikan i kishte kërkuar të arrestojë Ilir Metën në atë kohë Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë. 

“Në mënyrë jodiplomatike dhe kundër çdo norme të parashikuar nga Konventa e Vienës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm të arrestonte Kryetarin e Kuvendit, njëkohësisht kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në vlerësimin e zotit Lu, Kryetari i Parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi. Arrestimi i tij i mundshëm do të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar më shpejt në Bashkimin Europian. Një kërkesë e tillë, krejtësisht e papërgjegjshme, e detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpresë takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, duke përfshirë edhe zyrtarët, bëhet vetëm në bazë të provave”.

Këtë lajm kryeprokurori e kishte artikuluar më parë dhe në emisionin “Opinion” por pa e bërë publik emrin e zyrtarit për të cilin Lu i kishte kërkuar arrestimin. Vetë Lu të mërkurën e cilësoi si gënjeshtër absurde dhe se ish-kryeprokurori Llalla sipas tij është një zyrtar publik i korruptuar që rrezikon të shkojë në burg.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që ai vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij. Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z.Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”.

Këtë qëndrimi duket se Lu ia ka bërë të ditur dhe Presidentit Meta në takimin që zgjati më tepër se 60 minuta.

Tv Klan