Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga dhe zëvëndësministri Ilir Boçka pritën në një takim komandantin e NATO-s Xhejms Ellis. Bashkë me admiralin Ellis, në këtë takim ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Mariza Lino.

Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie , Ellis ndodhet në Tiranë në rolin e një këshilltari i cili do të ndihmojë në përfundimin e dokumentave që i duhen Shqipërisë për anëtarësimin në NATO. Vetëm tre ditë më parë zëvëndësministri Boçka ndodhej në Bruksel ku ai ka raportuar punën e deritanishme që Minisitria e Mbrojtjes Shqiptare ka bërë në këto vite.

“Ardhja e njërit prej eksponentëve më të lartë të NATO-s në Shqipëri do të thotë që jemi në rrugë të mbarë për anëtarësimin në NATO”– janë shprehur sot krerët e Ministrisë së Mbrojtjes./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj