Drejtësia është një koncept që hyn edhe në familje ku dikush duhet të luajë rolin e ‘peshores’. Politikani Nard Ndoka duket se e ka marrë vetë këtë angazhim në shtëpi. Me shumë humor, ai thotë në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se “ai është SPAK-u” në familjen e tij, por i rëndësishëm është mirëkuptimi mes bashkëshortëve. Këtu shton sërish pak doza humori për të thënë se “ka burra që i marrin leje gruas edhe për të pirë kafe”.

Ermelinda Ndoja: A ka SPAK në familjen tënde dhe kush e bën atë rolin e SPAK-ut apo nuk është dashur, s’ka qenë nevoja, s’ka lindur nevoja, secili e di rolin e vet?

Nard Ndoka: Ajo është kryesorja që drejtësia në familje dhe pjesa e padrejtësisë duhet të kenë një gjykim, kjo është e padiskutueshme, gjithmonë duhet të ketë mirëkuptim, roli i arbitrit i takon dikujt, pastaj varet. Unë për fatin e mirë e kam mbajtur vetë këtë. Padyshim që gruaja është forcë e madhe, ka burra që i marrin leje gruas edhe për të pirë kafe, pastaj kalojmë.

Klotilda Harka: Po ata s’janë burra pastaj… apo janë?

Katerina Trungu: Pse more çfarë ka të keqe, do pyesësh. Të duhem, s’të duhem në këto momente, mund të dal, s’mund të dal?

Klotilda Harka: Jo, i marrin leje gruas për kafe, ndryshon.

Ermelinda Ndoja: Po nuk i mori quhet padrejtësi.

Nard Ndoka: Është tjetër mirëkuptimi, tjetër diktati janë dy anë të ndryshme se edhe ju gratë merrni për kot se nëse ju japim pak liri kështu, tejkaloni.

Katerina Trungu: Unë nuk bie shumë dakord.

Nard Ndoka: Na vini shkelmin pastaj./tvklan.al