Luan Shehu, qarkullimi rrugor në Tiranë – (3 Nëntor 1999)



Luan Shehu, qarkullimi rrugor në Tiranë – (3 Nëntor 1999)

22:01 03/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Luan Shehu, Shefi i Policisë Rrugore Tiranë:- “Në analizën e 3 mujorit që ka bërë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë krahas anëve pozitive që ka policia rrugore janë vëne re edhe disa mangësi. Siç është mënyra e qëndrimit të mjeteve dhe menyra e qëndrimit të policëve të trafikut në shërbim. Për këto dy të meta menjeherë policia rrugore e Tiranës me plan masash konkret është hedhur në aksion për disiplinimin e mënyrës së qëndrimit të mjeteve, sidomos teë parkimit të tyre që lë shumë për të dëshiruar, qëndrimit të tyre mbi trotuar në mënyre të çrregullt, në mënyre diagonale atje ku nuk duhet, ku rrugët janë me një sens dhe të tjera probleme, çka ka treguar që në dy ditë janë vendosur gati dy mijë gjoba”.

Këhtu është shprehur për Tv Klan Komandanti i Trafikut të Kryeqytetit Luan Shehu. Qarkullimi i më shumë se 10 mijë automjeteve në ditë në rrugët e Tiranës jo vetëm që ka krijuar probleme por në radhë të parë është i papërballueshëm për infrastrukturën rrugore të qytetit.

Aksidentet e natyrave të ndryshme nuk kanë munguar madje dhe në qendër të kryeqytetit. Gjobave të vëna nga inspektorët e qarkullimit nuk u kanë shpëtuar as automjetet e titullareve të shumë institucioneve shtetërore duke përfshirë edhe atë të dikasterit blu. Megjithatë problemi i korrupsionit tek inspektoret e qarkullimit rrugor është mjaft i ndjeshëm.

Luan Shehu, Shefi i Policisë Rrugore Tiranë:- “Për të gjitha rastet që kemi konstatuar marrje të ryshfeteve nën dorë të policëve ose të kontrolloreve janë larguar nga policia rrugore. Kjo luftë do të vazhdojë”./tvklan.al






Të ngjashme