Tre persona janë vënë në pranga në Koplik, në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” të nisur dy ditë më parë nga Policia e Shtetit.

Mësohet janë arrestuar Emanuel Luca, 21 vjeç, Emirjan Cufaj 46 vjeç dhe Lorenc Rushaj 27 vjeç. Këta persona akuzohen se kishin përshtatur një lokal për të ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Po ashtu në këtë lokal konsumohej drogë e llojeve të ndryshme. Gjatë kontrolli të ushtruar në ambientet e ndryshme të lokalit u gjetën 160 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi e vogël lënde narkotike në formë çokollate, 5 makineta për lojërat e fatit, 1 tavolinë pokeri, 1 kuti me çipsa dhe 4 aparate celulare./tvklan.al