Vjen si ‘playback theater’

“Luba” është historia e një gruaje që martohet me një shqiptar, gjatë viteve ’60- 70.  Ajo vendoset në Shqipëri me dëshirën për të nisur një etapë ndryshe, megjithëse fati i paracakton jo atë që ajo kishte ëndërruar.

Por ndryshe nga çdo shfaqje tjetër, “Luba” vjen si ‘playback theater’, e ndërtuar mbi interaktivitetin e publikut dhe aktorëve të shfaqjes.

Kjo vepër rimerr dhe rikthen dramën e shumë qytetarëve të huaj që zgjodhën Shqipërinë si një vend për të jetuar edhe duke parodizuar sistemin. E shkruar nga shkrimtari Ylljet Aliçka me regji të Armando Borës, kjo shfaqje do të luhet për publikun kryeqytetas deri të dielën.

Tv Klan