Mirçea Luçesku nuk është më trajner i Turqisë. Ai është larguar nga drejtimi i ekpit pas ndërprerjes së marrëveshjes me federatën.

Turqia është një nga kundërshtarët  e Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2020 që nisin muajin e ardhshëm.

Kuqezinjtë do të luajnë me përfaqësuesen turke më 22 Mars në shtëpi. Luçesku mori drejtimin e Turqisë në Gushtin e 2017.

Favorit për ta zëvendësuar përflitet Senjol Gynesh, i cili aktualisht drejton Beshiktashin.

Tv Klan