Adhuruesit e filmit do të kenë mundësi ta shohin atë më 5 Gusht

Jane Fonda dhe Whoopi Goldberg janë zërat kryesorë për filmin e ri të animuar “Luck”.

Filmi portretizon një vajzë të re e quajtur Sam Grienfield që konsiderohet “personi më i pafat në botë”. Ky personazh luhet nga ylli i Broadway, Eva Noblezada.

E gjendur papritur në Tokën e Fatit, ajo nis një kërkim për të sjellë fat të mirë në shtëpi për mikun e saj më të ngushtë. Por me njerëzit që nuk lejohen, shansi i saj i vetëm është të bashkohet me krijesat magjike që jetojnë atje.

Jane Fonda dhe Whoopi Goldberg u shprehën se janë mjaft të lumtur që luajtën për këtë film.

Gjatë përgatitjes për filmin, regjisorja Peggy Holmes bëri shumë kërkime se çfarë do të thotë të jesh me fat dhe arriti në përfundimin se është thjesht rastësore.

Nuk mund ta krijosh, nuk mund ta kontrollosh, nuk mund ta parashikosh dhe nuk e di nëse do të kesh fat të mirë apo të keq. Pra, kjo është e vërteta për fatin”, shprehet ajo.

Filmi i animuar “Luck” do të fillojë transmetimin në Apple TV më 5 Gusht.

Klan News