Lufëtari kërkon pikë në Shkodër

Lufëtari kërkon pikë në Shkodër

17:00 21/09/2019

Lufëtari kërkon pikë në Shkodër

Ardhja e trajnerit Jorgos Marantas te Luftëtari ndryshoi edhe situatën. Gjirokastritët arritën fitoret e para, në kampionat ndaj Flamurtarit dhe në kupë ndaj Turbinës.

Luftëtari do të luajë të dielën me Vllazninë në Shkodër. Jorgos Marantas mendon se mund të marrin pikë në këtë takim.

“Ne do të japim më të mirën tonë për të marrë qoftë edhe 1 pikë, do të jetë shumë mirë për ne, do të mundohemi dhe për këtë”.

Trajneri grek i Lufëtarit e cilëson një kundërshtar të vështirë Vllazninë që ka humbur vetëm me Tiranën në këtë sezon. Për Jorgos Marantas skuadra e tij që ka shumë të rinj duhet të luajë si grup që të arrijë rezultat. Një mungesë e rëndësishme për Luftëtarin do të jetë mbrojtësi Donald Rapo.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT