“Lufta do të jetë gjithëpërfshirëse, nëse…”

“Lufta do të jetë gjithëpërfshirëse, nëse…”

14:05 20/09/2019

Paralajmërimi i zymtë i Teheranit

Teherani paralajmëron shpërthimin e një luftë të madhe gjithëpërfshirëse, nëse Arabia Saudite dhe aleatët amerikanë sulmojnë Iranin, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve në dy rafineritë saudite.

Paralajmërimin e bëri Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif në një intervistë për CNN, ku tha se lufta do të ketë pasoja të rënda për Lindjen e Mesme.

“Ne nuk duam luftë dhe as të përfshihemi në një përplasje ushtarake me shumë të viktima. Por nuk do të ngurrojmë të mbrojmë territorin tonë. Lufta do të jetë gjithëpërfshirëse”.

Zarif akuzoi Uashingtonin dhe Riadin se e kanë manipuluar gjithë ngjarjen për të fajësuar Teheranin për sulmin. Irani mohon përfshirjen në këtë sulm, që u mor përsipër nga militantët jemenitë Huthi. Ky rast do të jetë pjesë e diskutimeve javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Departamenti amerikan i shtetit lëshoi viza për presidentin iranian Hasan Rohani dhe kryediplomatin Javad Zarif, pavarësisht se përflitej se ata mund të përfshiheshin në listën e financuesve të terrorizmit.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori