Hatërmbetjet nuse-vjehrrë nisin që nga ceremonia e dasmës së Nicola me Brooklyn

Victoria Beckham dhe nusja e saj e re thuhet se kanë një luftë të heshtur.

Një burim zbuloi dhe konfirmoi për PageSix se dyshja nuk mund ta durojnë dot njëra-tjetrën. Pakënaqësitë burojnë që nga ceremonia luksoze e martesës në pronën e familjes së saj në Palm Beach.

Sipas burimit, organizimi  i ceremonisë së dasmës ishte i tmerrshëm. Nicola, vajza e miliarderit Nelson Peltz, nuk donte që Victoria të merrte pjesë në përgatitjet e dasmës dhe komunikimi nuse-vjehrrë ishte mjaft minimal gjatë periudhës së dasmës dhe që atëherë ka mbetur i njëjtë.

Me sa duket, familja Beckham nuk është aspak e kënaqur me luftën e heshtur që po ndodh aktualisht. Kjo është reflektuar në komunikimin me djalin e tyre, Brooklyn. Media PageSix ka konfirmuar se ata nuk kanë folur aq shumë me djalin e tyre.

“Ata nuk kanë folur shumë me të në muajt e fundit,” thotë një burim për këtë media duke shtuar madje se pati tensione kur Brooklyn postoi një kopertinë të revistës britanike “Tatler” dhe e quajti Peltz, “Zonja e re Beckham”.

Burimet dyshojnë se Peltz mund të ketë pak xhelozi për nënën e famshme të burrit të saj dhe nuk është e lumtur me vëmendjen që ajo merr.

Klan News