Ornela dhe Arbri ishin çifti i parë që hapi episodin e kësaj të diele në “Lufta e Nuseve 5”, në Tv Klan. Ata të dy jetojnë në Itali, në afërsi të Bergamos. Arbri i shton profesioneve që kanë qënë deri tani, atë të kasapit!

Kasapi çam u martua me kamarieren nga Fieri, Ornelën. Arbrit i shkëlqejnë sytë për çdo gjë çame. Dasma e tyre ishte një aventurë e vërtetë. Ky episod nis me emocione të forta nga kjo dasëm ku shiu u bë kryefjalë për orë të tëra. Ishte një përvojë unikale në një ambient dhe dekor fantastik.

Çifti i dytë ishte Rediola & Eugeni. Pa frikë mund të themi që ata të dy janë plotësimi perfekt i njëri tjetrit dhe një nga çiftet më simpatikë të këtij edicioni.

Gjatë xhirimeve të emisionit na bie rasti 5 a 6 herë gjithsej të takohemi me çiftet dhe kjo nuk është një kohë e mjaftueshme për t’i njohur sa duhet. Por, përkujdesjet dhe fjalët e ëmbla të Eugenit për princeshën e tij na mbetën në mendje.

Çifti i tretë që mbylli episodin e kësaj të diele ishin çifti durrsak Arjola dhe Kristi.

Njerëz me energji pozitive që vetëm qeshin dhe japin gëzim. Nëse ka diçka që do e çmendë Arjolën është qetësia olimpike e Kristit. Asaj i duket Kristi si ai tipi që “don të ndezë cigaren kur tjetrit i digjet mjekra” . U njohën që në klasë të parë për tu lidhur në adoleshencë. E marrin jetën plot optimizëm, duan të bëjnë 8 fëmijë dhe besojnë që fëmijët i rrit dashuria jo paraja. Xhelozia e Arjolës dhe qetësia olimpike e Kristit i mbijetuan 10 viteve lidhje dhe u kurorëzua me dasmën e tyre me datën 18 Gusht.

Çifti fitues u shpall Arjola dhe Kristi.

“Lufta e Nuseve 5” do të vijë sërish në ekranin e Televizionit Klan javën e ardhshme, me të tjerë çifte dhe të tjera surpriza.

/tvklan.al