Një grup turistësh është bërë dëshmitar i përballjes mes jetës dhe vdekjes në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Veriut.

Turistët, të cilët përmes udhërrëfyesit ndiqnin një luan për 3 kilometra, panë live dyluftimin mes tij dhe antilopës. Sapo vuri re gjahun, luani u vërsul me epërsi ndaj antilopës përpara se të shpërthente përballja mes tyre në rrugën përpara syve të turistëve.

Përpjekjet e kafshës së gjorë ishin të kota. “Mbreti” e kishte shtrirë përtokë antilopën. Për turistët e pranishëm, kjo skenë do të jetë e paharrueshme.

Njëra prej turisteve e krahasoi ngjarjen me dokumentarët që shikojnë në National Geographic, vetëm se këtë herë ndodhi përpara syve të tyre dhe jo në ekranin e televizorit. /tvklan.al