Shefi i Bankës së Anglisë: Jam i pafuqishëm në luftën kundër inflacionit 

Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur në mënyrë drastike parashikimin e tij të rritjes për ekonominë europiane. Ekonomia e vendeve të Eurozonës pritet të rritet këtë vit vetëm me 2.7% në vend të 4% që parashikohej më parë.

Autoritetet e Brukselit sqaruan se lufta në Ukrainë dhe mbi të gjitha çmimet e vazhdueshme të larta të energjisë dhe lëndëve të tjera të para po vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ekonomisë. Këtyre u shtohen edhe  problemet me zinxhirët e furnizimit. Një goditje të fortë pritet të marrë edhe ekonomia italiane.

Duke qenë një nga importuesit kryesorë të gazit natyror rus midis vendeve të Bashkimit Evuropian, Italia do të prekej seriozisht nga ndërprerjet e papritura të furnizimeve me hidrokarbure”, thotë Komisioni Europian.

Për Gjermaninë parashikohet për këtë vit vetëm rritje prej 1.6%, në vend të 3.6% që pritej më parë. Ndërkohë një parashikim aspak optimist vjen edhe nga Shefi i Bankës së Anglisë i cili tha se ndihej ‘i pafuqishëm’ në luftën kundër inflacionit.

Guvernatori Andrew Bailey u shpreh se britanikët nuk duhet të kërkojnë ngritje pagash pavarësisht krizës së kostos së jetesës në një përpjekje për të ulur inflacionin në rritje.

Klan News