Opozita akuzon Zaevin për thellim të varfërisë

Lufta kundër krimit të organizuar dhe koorupsionit po përplas partitë në bllokun maqedonas VMRO dhe LSDM. Partia në pushtet zotohet se do të luftojë krimin dhe korupsionin,ndërsa VMRO i quan funksionarët e LSDM-së.

Hapat e ardhshëm në luftimin e korrupsionit janë vendosur në programin 4-vjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga LSDM-ja, qëndron në komunikatën e partisë në pushtet. Sipas tyre institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë, disiplinës, barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

“Qeveria gjatë tre viteve i zgjidhi kontestet me shtetet fqinje dhe Maqedonia u anëtarësua në NATO dhe nisi bisedimet me BE-në, ndërsa tani vjen një periudhë stabile për të luftuar ekonominë në të zezë, krimin dhe korrupsionin, pastrimin në gjyqësi etj.Interesat e qytetarëve dhe të shtetit janë në radhë të parë, bashkërisht mund t’i realizojmë qëllimet e larta”, thuhet në kumtesë.

Ndërkaq, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE duke akuzuar pushtetin se është duke i zhytur qytetarët në borxhe, ndërsa siç thonë nga VMRO, pushteti po pasurohet.

“Ekonomia madje po mbytet në mungesë likuiditeti, prurjet e taksave janë dyshifrore dhe qeveria mafioze e Zaevit shpenzon 3.5 milionë në vafëlls, 8.1 milionë Euro në automjete, ndihmë financiare, grante dhe subvencione për kompanitë e zyrtarëve qeveritarë dhe dhjetëra kompani të tjera skandaloze. Njerëzit dhe ekonomia me Zaevin po zhyten, ndërsa pushteti po pasurohet”. 

Nga VMRO shtojnë se Kryeministri Zoran Zaev duhet të mbajë premtimin e dhënë qytetarëve për t’i zgjidhur problemet e jo për të krijuar problem në vazhdimësi.

Klan Macedonia