Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 65-vjeçares Hurma Banushi. Prej 6 muajsh, bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta, por Hurma pretendon se ai nuk vdiq për shkak të sëmundjeve që kishte, por nga neglizhenca e mjekëve.

Në studio, Hurma tregon se prej 25 vitesh bashkëshorti i saj vuante nga diabeti dhe ai i kishte shaktuar mjaft probleme duke shkatërruar mjaft organe në trupin e tij. 18 herë ai ishte shtruar në spital, por gjithmonë ishte bërë e mundur normalizimi i gjendjes së tij. Një mëngjes, bashkëshorti Nefaili u shpreh se kishte marrje mendsh dhe të vjella, por gjendja e tij nuk u rregullua as pas shtrimit në spital.  

Mirela Milori: Sa vjeçe jeni?

Hurma Banushi: Jam 65 vjeç.

Mirela Milori: Sa fëmijë ke?

Hurma Banushi: Kam dy djem, të cilët nuk e dinë se jam këtu sot, sepse këtë histori duhet ta bëja diku, të shprehesha. Sepse që në momentin që burri mbylli sytë, unë e kisha një brengë, por nuk di ku ta kërkosh. E drejta këtu tek ne varroset bashkë me të vdekurin.

Mirela Milori: Si quhej bashkëshorti juaj?

Hurma Banushi: Jam martuar në vitin 1977 me zotin Nefail Banushi, i cili ka ndërruar jetë në 1 Korrik 2019. Burri im kishte 25 vjet që vuante me diabet. Diabeti avash-avash, ashtu si puna e atij krimbit, të shkatërron të gjitha organet e brendshme. Burri im në momentin kur e kapi diabetin ishte në moshën 45 vjeç dhe ishte një diabet shumë i lartë 600, që i kishte dëmtuar pak zemrën dhe nga kjo ai doli dhe invalid. Duke kaluar koha burrit tim i shfaqet edhe mushkëria. Sa herë ftohej temperatura, unë burrin e shtroja në Sanatorium. Gjatë gjithë kësaj periudhe, prej 25 vitesh, unë burrin e kam shtruar 18 herë në spital. Ndërkohë 5 herë e kam shtruar tek 5-sa, sepse herë pas here ngaqë ishte gjaku i trashë, ai ishte dhe me sindromë. Plus kësaj ishte me tension.

Mirela Milori: Të gjitha këto me bazë diabetin?

Hurma Banushi: Po, por e kisha me kurim.

Mirela Milori: Ai vuante nga shëndeti?

Hurma Banushi: Po burri im nuk iku nga këto sëmundje që kishte.

Mirela Milori: Ky është pretendimi juaj?

Hurma Banushi: Po!

Mirela Milori: Ju mendoni se bashkëshorti juaj nuk u nda nga jeta si pasojë e gjithë këtyre sëmundjeve, por si pasojë e çfarë? Më trego tani dyshimin që ke!

Hurma Banushi: Burri im si çdo ditë ngrihej në mëngjes pinte ilaçet, pinte kafe. Erdhi nga kafja, më merren pak mendtë tha, dhe më vjen për të vjellë. Çfarë hëngre, i thashë? Asgjë tha, vetëm kafe. I mat tensionin, i mat diabetin i kishte në rregull. I bëra limonatën që t’i kalonte e vjella, erdhi dreka, hëngri drekën. Kur erdhi djali nga puna i thashë, babi nuk ka qenë fort mirë sot. Mirë tha, do ta çojmë babin në urgjencë. Hipi në makinë se nuk ishte shumë i rënduar. Shkojmë aty. Ndërkohë, marr doktorin e Sanatoriumit sepse ai e ndiqte vit për vit. I thashë ka këto, këto. Meqë ka këto tha mund të ketë problem neurologjik. Megjithatë tha, unë nuk jam në punë sot. Megjithatë unë bëra me kokën time shkova në Sanatorium.

Mirela Milori: Pra nuk shkove në QSUT, por në Sanatorium?

Hurma Banushi: Në Sanatorium, i bënë analizat e gjakut tha nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. I bënë një skopi dhe tha është mirë, përveç problemeve të vjetra nuk ka asgjë të re. /tvklan.al