Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Mijëra palestinezë kanë marrë pjesë në varrimin e një të riu të vrarë dje në Ramallah. Radio palestineze, ka emetuar lajmin se palestinezi i vrarë ishte murator dhe po restauronte dritaren e një ndërtese, kur është goditur nga snajperi izraelit. Ndërsa burimet ushtarake izraelite, deklarojnë se ai ishte me armë në dritare në përpjekje për të goditur pozicionet hebreje.

293 është numri i të vdekurve deri tani në konfliktin izraelito-palestinez, i cili duket se nuk do të ndalet kollaj. Për të ndihmuar në qetësimin e situatës në Iazrael ka mbërritur dhe senatori amerikan Xhorxh Mishëll, veterani i procesit të paqes në Irlandën e Veriut. Për dy javë ai do të ketë takime me dy liderët armiq Arafat dhe Barak./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori