Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mori fjalën e saj nga ambientet e Shtëpisë së Europës në kryeqytet që shërben për mbledhjen e liderëve ndërkombëtare për samitin e sotëm.
E teksa ajo u cilësua nga kryeministri Edi Rama si “drejtoresha e kopshtit”, për të theksuar kështu rëndësinë e saj mes të të gjithëve, Ursula von der Leyen nuk ngurroi të përgëzonte kreun tonë të qeverisë për organizimin e samitit.
“Falemindetit shumë i dashur Edi. Faleminderit shumë që na mblodhe këtu. E jashtëzakonshme, siç ne e dimë që… Apo siç ne e njohim që ne bën”, tha ajo.
Për të kaluar në thelbin e fjalimit të saj, Ursula von der Leyen u ndal tek rëndësia për paqen në kontinent, duke vijuar më pas se e njëjta gjë vlen dhe për Ukrainën. Për këtë të fundit shfaqi mbështetjen më të madhe të unionin europian.
“Vetëm fakti që jemi të ulur këtu së bashku me ju Volodymyr, është provë e bashkimit tonë të palëkundur, të çeliktë. Kjo tregon vendosmërinë tonë, e një bashkëpunim më të madh për të vendosur sovranitetin e Ukrainës, për të gjetur një rrugë drejt një marrëveshjeje paqeje e për të pasur garanci të forta sigurie për Ukrainën”, u shpreh ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian, sqaroi se po bëhen gati sanksionet e radhës kundër Rusisë. Në këtë mënyrë shpresohet për tërheqjen e kësaj të fundit nga territoret ukrainase dhe të arrihet paqja.
“Shumica e anëtarëve të KPE-së kanë mbështetur sanksionet kundër Rusisë dhe atop o japin efekt. Të ardhurat e naftës dhe gazit në Rusi janë ulur me 18% përpara luftës. Ndërkohë që defiçiti po rritet në mënyrë të papërshkrueshme. Inflacioni është në rritje mbi 10%. Dhe ne. jemi gati për të bërë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Kjo luftë duhet të përfundojë. Volodymyr ka përshkruar të gjithë atë ortek të ditëve të fundit. Për të qenë të qartë, ne duam paqe. Kështu që, po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve”, u shpreh ajo.
/tvklan.al