Lufta për kupat e Europës



Lufta për kupat e Europës

11:45 29/06/2020

Java e 28-të e Seria A mund të konsiderohet padyshim edhe si ajo e ekipeve “BIG”, që nuk i kanë lejuar vetes për të hedhur një hap fals në luftën drejt objektivave, duke fituar ndeshjet respektive.

Javë që krijoi edhe dy grupime skuadrash, pasi distanca mes skuadrave që renditen aktualisht në Ligën e Kampionëve dhe atyre të Europa League ka shkuar në +9. Me titullin që duket se do të diskutohet mes Juventusit dhe Lazios, ku i ndan një distancë prej 4 pikësh, gara për një vend në Europë është ajo që intrigon më tepër.

10 javë nga fundi, Interi që mbrëmjen e djeshme fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Parmës e shikon veten në vendin e tretë, -8 pikë nga Juventusi dhe 4 pikë nga Atalanta e vendit të katërt, që po ashtu, fitoi 3-2 takimin e kësaj jave kundër Udinese. Tre pikësh që i mban Bergamaskët në zonën që të dërgon në Ligën e kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërkohë që distanca me Romën shkon në 9 pikë diferencë.

Humbja 2-0 ndaj Milanit mund t’i kushtojë shumë kryeqytetasve që rrezikojnë pjesëmarrjen në Champions-in e ardhshëm. Ndërkohë më këtë tre pikësh, kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli janë më pranë objektivit për të qenë skuadra e 7-të italiane në Europë. Kjo për shkak se me fitimin e Kupës, Napoli e siguron përmes këtij kompeticioni garimin në Europa League, duke i lënë mundësi vendit të shtatë në klasifikimin e kampionatit për të qënë pjesë e Kupave të Europës në edicionin 2020-2021. Shpresa shumë minimale për Parmën dhe Veronën për të bërë surprizën, megjithatë matematika i lejon për të ëndërruar deri në fund.

Klan Plus



Të ngjashme