Lufta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit është e mundshme. Kështu deklaroi në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan, presidenti amerikan Donald Trump, megjithatë ai theksoi se nuk po kërkon një konflikt të armatosur me Teheranin.

Insistimit të Morgan për tensionet në rritje me Iranin dhe gjasave për një luftë të mundshme, Trump iu përgjigj duke thënë se asgjë nuk mund të përjashtohet. Lideri amerikan insistoi se do preferonte bisedimet me Iranin, por tha se do të merreshin të gjitha masat për të parandaluar Teheranin që të fusë në dorë armë bërthamore.

“E vetmja gjë që nuk mund t’u lejojmë që të kenë janë armët bërthamore. Di shumë për armët bërthamore. Jam ai që trajnohet dhe duhet ta studiojë këtë”.

Trump foli gjithashtu për përgjegjësinë e madhe e të pasurit në dorëzim arsenalin bërthamor të Amerikës, por e siguroi Morgan se është një përgjegjësi të cilën është i përgatitur për ta përballuar.

Intervista në programin Good Morning Britain vjen në ditën e fundit të vizitës zyrtare të Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në rritje. Washingtoni që ka përforcuar trupat ushtarake në Lindjen e Mesme, si një paralajmërim ndaj Teheranit./tvklan.al