Një luftanije ruse zbulimi është fundosur sot në Detin e Zi, pranë Stambollit, pasi u përplas me një anije që transportonte kafshë të gjalla.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se “Liman” u dëmtua rëndë si pasojë e përplasjes që ndodhi rreth 40 km në veriperëndim të Ngushticës së Bosforit, ku mbizotëronte mjegulla.

Ministria dhe agjencitë ruse të lajmeve thanë se të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin shpëtuar. Fillimisht u raportua për 15 ushtarakë të humbur.

Anija e transportit po lundronte me flamurin e Togos. Sipas rojës bregdetare turke, të gjithë 78 ushtarakët rusë ishin dërguar në brigjet turke.

Anija ruse ishte pjesë e flotës së Detit të Zi për mbledhjen e informacioneve./tvklan.al