Suedia kundër duhanit. Në Korrik të vitit 2019 në këtë shtet do të ndalohet duhani edhe në hapësirat publike, si parqe, stacionet e autobusëve e trenave dhe në restorantet e hapura.

Vendimi është marrë nga parlamenti, duke aprovuar kështu ligjin më 140 vota pro dhe 120 kundër. Aktualisht në Suedi duhani lejohet vetëm në zona të caktuara, në ambiente të hapur, sipas ligjit të vendosur në vitin 2005.

Sipas mediave vendase, qëllimi i qeverisë është që vitin e ardhshëm të bëjë vendin skandinav të parin në botë pa duhan brenda vitit 2025. Aktualisht nga të dhënat zyrtare rezulton se vetëm 11% e popullsisë prej 10 milion banorësh tymos duhan në mënyrë të rregullt.

Klan Plus