Sprinti drejt objektivit në Superligën shqiptare ka hyrë në fazen më të nxehtë të saj. Dy javë nga fundi ethet mbeten ende të shumta, për vendin e fundit në final-four, por edhe mbijetesën. Partizani dhe Elbasani do të luftojnë deri në fund për arritjen e saj.

Të kuqtë kanë një pikë më SHUME, ndërsa me Elbasanin llogaritë janë të hapura për shkak edhe se xhiro i fundit i përball me njëra-tjetrën. Përpara kësaj sfide, që sipas gjasave do të jetë decizive, dy ekipet duhet të kalojnë pengesa aspak të lehta.

Partizani udhëton drejt Ballshit për të sfiduar Bylisin totalisht në garë për mbijetesë, ndërsa Elbasani mat forcat me Vllazninë që tashmë e ka siguruar kalimin në final-four. Lufta për mbijetesë ajo është më e forta dhe tepër e ekuilibruar. Nga Teuta deri në vendin e fundit, Laçi, ka një hendek prej 5 pikësh, për t’i kthyer sfidat jo vetëm të dy skuadrave, por edhe Skënderbeut, Tiranës e Bylis në një betejë të vërtetë sportive.

Durrsakët sfidojnë bardheblutë dhe Egnatian, korçarët kundër Egnatias e Bylisit, Tirana përpos Teutës dhe derbin me Dinamon, ndërsa ballshiotët jo vetëm Skënderbeun por edhe Partizanin në garë për titullin kampion.

Kalendar delikat për Laçin, që përveçse i duhet të fitojë kundër Dinamos e Vllaznisë, dy ekipe tashmë të konfirmuara në final-four, shpreson edhe tek pengesat e rivalëve direkt për mbijetesë.

Klan News