Në një intervistë me zotin Lufter Xhuveli i pyetur rreth kërkesave të ish pronarëve, ai shprehet se këto kërkesa janë të pasqyruara në mënyrë korrekte e të drejte në legjislacionin ekzistues dhe se për këtë ka një komision të vecantë pranë Kryeministrisë.

Deklaroj në mënyrë të qartë dhe të prerë, se nuk ka asnjë shkelje dhe asnjë kundërvënie me Kushtetutën. Unë mendoj se kërkesat e ish pronarëve janë të pasqyruara në mënyrë korrekte e të drejtë në legjislacionin ekzistues.Për këtë ka një komision që funksionon pranë Kryeministrisë, është një komision i veçantë që nuk varet nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, që ka për objekt punë kompesimin e ish pronarëve. Natyrisht, po qe se do të ketë propozime konkrete qoftë nga grupe parlamentare të veçanta, ose sugjerime, ne jemi të predispozuar që t’i shqyrtojmë ato me sensin pozitiv dhe pastaj të përgatisim atë dokumentacion ligjor të nevojshem që t’i hapë rrugë zbatimit të Kushtetutës.“- është shprehur ai./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame