Në bazë të ligjit aktual 120 mijë hektarë tokë bujqësore do t’u ofrohen fshatarëve në bazë të ligjit aktual për tokën. Ne procesin e shpërndarjes së tokës mjaft familje fshatare kanë refuzuar të marrin në pronësi tokën sipas ligjit dhe ky do të jetë shansi i fundit për fshatarët. Ministri i Bujqësisë Xhuveli në lidhje me këtë fakt shprehet :

“Ne do të fillojmë të përshpejtojmë punën për ndarjen e tokave të pandara. Bëhet fjalë për rreth 120 mijë hektarë toka të cilat janë propozuar që të merren nga fshatarët dhe janë toka përgjithësisht në zonat e varfëra ku refuzimi i tyre ka ardhur pikërisht nga frika e taksave apo tatimeve. Ne në bazë të një ligji që është miratuar vitin e shkuar kemi miratuar dhe vendimet dhe udhëzimet e veçanta të cilat do t’ua ofrojmë dhe njëherë fshatarëve.”/tvklan.al