Luftëtarët e UÇPMB lirojnë dy ushtarë jugosllavë – (15 Prill 2001)



Luftëtarët e UÇPMB lirojnë dy ushtarë jugosllavë – (15 Prill 2001)

15:40 15/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, kanë liruar dy ushtarë jugosllavë të zënë rob. Një ditë më parë ata liruan dhe tre civilë serb, të zënë gjithashtu rob. Luftëtarët shqiptarë i interpretuan këto veprime, si gjeste të vullnetit të mirë. Dy ushtarët iu dorëzuan një përfaqësuesi të NATO-s, në një fshatë të kontrolluar nga luftëtarët shqiptarë në Serbinë e Jugut.

Përfaqësues të KFOR-it, kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për të biseduar lirimin e ushtarëve të kapur tre javë më parë. Ndalimi i tyre i komplikoi përpjekjet e NATO-s për të vendosur paqe në rajonin e Preshevës. Ndërsa pala jugosllave e interpretoi si një hap për të krijuar një besim më të madh, që do t’i kontribuojë zgjidhjes paqësore në këtë rajon./tvklan.al






Të ngjashme