Ky është rusi

Rasul Mislaev, anëtar i Shtetit Islamik që u vu në pranga, një vit pas ndalimit

të tij në Kakavijë, ku tentoi të futej si emigrant i paligjshëm.

34-vjeçari ishte

shpallur në kërkim nga Interpol Moska që në 2015, i akuzuar për pjesëmarrje në

organizatë terroriste”. Nuk dihet nëse zgjedhja e tij për të ardhur në Shqipëri

ka lidhje me bashkëluftëtarë shqiptarë të kthyer nga Siria.

 “Prej një viti 34-vjeçari Mislaev mbahej nën vëzhgim nga forcat e Antiterrorit. Ai kishte hyrë ilegalisht nga Greqia në vendin tonë dhe qëndronte i izoluar në qendrën e azilantëve në Karrec në Durrës”.

Identifikimi i

tij u bë përmes profilit të ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve që pas krahasimit

përputheshin me ato të të riut rus. Për zbardhjen e veprimtarisë së tij

ndihmuan edhe shërbimet partnere.

 Në ditët në vijim Mislaev pritet të dalë përballë gjykatës së krimeve të rënda me qëllim ekstradimin e tij drejt Rusisë.

Tv Klan