Luftime për dominimin e Panxhshirit




Luftime për dominimin e Panxhshirit

12:26 04/09/2021

Talebanët pretendojnë se e kanë pushtuar, e mohojnë luftëtarët lokalë

Rajoni i Panxhshirit është fushëbeteja e fundit në Afganistan, pasi talebanët morën kontrollin e plotë të vendit, me largimin edhe të trupave të fundit të NATO-s më 31 Gusht.

Talebanët pretendojnë se orët e fundit kanë shtënë në dorë bastionin e fundit kundërshtar të tyre, siç pretendon në një videomesazh, ky militant. Por përfaqësuesit e grupit që kontrollon këtë luginë e hedhin poshtë këtë deklaratë.

Ish-zëvendëspresidentit të Afganistanit Amrullah Saleh, i cili u fsheh në këtë provincë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve, hodhi poshtë dyshimet se ai ishte arratisur në një vend fqinjë. Saleh tha se rezistenca vazhdon dhe ata janë pranë mposhtjes së talebanëve.

Nga luftimet prej disa ditësh flitet për mijëra të vrarë. Rajoni mes malesh me një popullsi deri 200 mijë banorë, aktualisht drejtohet nga Ahmad Masud, djali i ish-drejtuesit të rezistencës anti-sovjetike me të njëjtin emër. Edhe gjatë sundimit të parë të talebanëve në vitet 1996-2001, rajoni nuk ra në duart e tyre.

Tv Klan













Të ngjashme