Ministria britanike: Rusia e Ukraina po pësojnë humbje të mëdha në njerëz


Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se luftime të ashpra janë zhvilluar ditën e kaluar në Bahmut, Liman, Avdijivka dhe Marjinka në Donjeck. Zyrtarët ukrainas raportuan për 26 përleshje të armatosura në këtë zonë.

Po sipas ushtrisë ukrainase forcat ruse gjatë janë kundërpërgjigjur duke kryer mbi 40 sulme ajrore dhe 51 sulme me raketa. Këto sulme nuk kanë qenë vetëm mbi objektiva ushtarakë, por edhe ndaj zonave të banuara. Guvernatori rajonal, Serhiy Lysol, tha se ushtria ruse ka sulmuar gjatë natës rajonin jugor të Dnipropetrovskit me dy dronë Shahed, të prodhimit iranian.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë ka theksuar se për shkak të luftimeve të ashpra në Zaporizhja Oblast, në perëndim të Donjeckut dhe përreth Bahmutit, si Rusia, ashtu edhe Ukraina po pësojnë humbje të mëdha në njerëz. Humbjet e Rusisë me gjasë janë në nivelet më të larta që nga piku i arritur gjatë betejës për Bahmutin në mars, tha ministria britanike.

Nga ana tjetër Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin zmbrapsur një seri sulmesh ukrainase në tre seksione të vijës së frontit, ku tha se Ukraina po bënte presion më aktiv në rajonin e Zaporizhzhia.

Klan News