Luftimet Israel-Palestinë, mbyllet aeroporti i Gazës – (15 Janar 2001)


Luftimet Israel-Palestinë, mbyllet aeroporti i Gazës – (15 Janar 2001)

10:31 15/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ushtarët izraelitë kanë mbyllur aeroportin e Gazës i hapur ditë më parë. Mbyllja e tij erdhi si pasojë e një sulmi, që kanë ndërmarrë palestinez të armatosur në qytetin e Nablusit ndaj një patrulle policie izraelite, ku kanë plagosur një ushtarë.

Kryeministri izraelit Ehud Barak ka deklaruar: “kjo është një pengesë shumë e madhe për procesin e paqes, çdo kush që vritet shton gjakun mes nesh, por autoritet palestineze duhet të kuptojnë se nuk është kjo paqja e biseduar në Kemp David, apo procesi i propozuar nga presidenti Klinton”, ka përfunduar kryeministri izraelit Ehud Barak./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori







Të ngjashme