Elona Gjergo rrefen idenë e saj te “cinopoetry”

Me një zhaner të palëvruar më parë në Shqipëri që kombinon poezinë dhe kinematografinë, Elona Gjergjo sjell përpara publikut filmin “Lugatka”. Është një seri me poezi, të cilat të bashkuara me recitimin dhe aktrimin krijojnë një tablo të vetme. Për Tv Klan autorja e poezive tregon sesi lindi ideja për cinopoetry-në.

“Është një zhaner krejt i ri që ndërthur kinematografinë me poezinë dhe quhet cinopoetry. Dua që edhe shikuesit ta mirëpresin këtë lloj zhaneri”.

Lugati apo Lugatka, një figurë e njohur e mitologjisë shqiptare, përfaqëson për autoren ankthin, të fshehtat e të pathënat e njeriut. Elona shprehet se përmes 46 minutave ka rrëfyer për sfidat e gruas dhe forcën e saj. 

“Flet për femrën rebele që duhet të ulërasë atëherë kur duhet, të ngrejë kokën dhe të thyejë tabutë”, u shpreh Elona.

Rrugëtimi i filmit “Lugatka” do të vijojë në kinematë brenda dhe jashtë vendit.

Tv Klan