1000 njerëz mbetën të bllokuar në park dhe mbi 60 makina u mbuluan nga balta, asnjë person nuk u lëndua

Pas zjarreve që shkatërruan qindra shtëpi dhe dogjën mijëra hektarë tokë, Kalifornia është përfshirë nga përmbytje të fuqishme.

Shirat e rrëmbyeshëm  përmbytën parkun kombëtar të Luginës së Vdekjes, duke mbyllur të gjitha rrugët.  Sipas meterologëve këto janë përmbytjet më të mëdha që ka parë shteti përgjatë kësaj periudhe dhe sasia e rreshjeve ishte sa për një vit të tërë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë vendosur në dispozicon duke kërkuar për shoferë të bllokuar dhe duke pastruar rrugët brenda Parkut Kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni , pasi përmbytjet e shkaktuara mbi një nga pikat më të nxehta dhe më të thata në Tokë, kanë bllokuar rreth 1000 njerëz brenda parkut.

Mbi 60 makina që u përkisnin vizitorëve dhe stafit të parkut u mbuluan nga balta ndërsa mbeturinat përfshinë një pjesë të konsiderueshme të gjithë parkut. Nuk raportohet për të lënduar.  Autoritetet po kryejnë kërkime ajrore për shoferët e bllokuar.

Shirat musonale janë një pjesë e natyrshme e Luginës së Vdekjes dhe ndodhin pothuajse çdo vit, duke riformuar vazhdimisht peizazhin e kanionit. Por këto përmbytje nuk ishin parë që nga viti 2004, që asokohe mbyllën për 10 ditët rrugët që të çonin drejt parkut dhe i morën jetën 2 personave që po e vizitonin atë.

Klan News