Vjosa, që njihet si një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, do të shpallet së shpejti Zonë e Mbrojtur. Lajmin e bëri të ditur nga Përmeti, Ministri i Mjedisit dhe i Turizmit, teksa prezantoi projektin Aquanex, projekt ky që synon të evidentoi problemet e mjedisit në Gjirokastër dhe Përmet, si dhe monitorimin e ujërave, në lumin Vjosë dhe Drinos.

“Në kuadër të zonave të mbrojtura ne po punojmë për ta shpallur zonën e sipërme të Vjosës ku përfshihet edhe zona ku po bëhet studimi në një zonë të mbrojtur. E bëjmë këtë pasi mendojmë se duke e shtrirë mbrojtjen nëpërmjet legjislacionit të zonave të mbrojtura ne mbrojmë shumë pasuritë natyrore dhe turistike që ka zona, arrijmë ta shndërrojmë dhe ta fusim atë në guidat e mbrojtura të burimeve natyrore dhe turistike”

Klosi shtoi se Përmeti përbën një nga polet e turizmit shqiptar, ndaj aty janë fokusuar disa investime të rëndësishme.

Tv Klan