Tirana mund thellë Besëlidhjen

Pasi skualifikoi Partizanin, Besëlidhja e Elvis Plorit ëndërroi për disa minuta edhe ndaj Tiranës. Lezhjanët shënuan me Hoxhën në minutën e 12 të takimit dhe deri në të 27 ishin në avantazh. Batha barazoi me 11 metërsh, ndërsa pjesa e parë u mbyll 2-1, pas golit të avantazhit të Kale për bardheblutë.

Në të dytën, ekipi i Egbo shënoi edhe tre herë të tjera me Torassa, sërish Cale dhe Sidibe. Vllaznia me trajner të ri, barazoi 2-2 me Teutën në “Loro Borici”. Hap i rëndësishëm për durrsakët drejt gjysmëfinaleve.

Bylisi fitoi 1-0 me Skënderbeun ndërsa Kukësi fitoi 2-1 me Apoloninë në Fier. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 24 Qershor.

Tv Klan