Përcaktohen ekipet e fazës play off

Champions League përcaktoi ekipet e fazës play off. Rangers përmbysi humbjen e përballjes së parë me Union të Belgjikës. Skuadra skoceze fitoi 3 – 0, ndërsa kishte humbur me rezultatin 2 – 0 në transfertë.

Pengesa në grupe është PSV Eindhoven që mundi Monaco 3 – 2. Një përballje e vendosur pas 120 minutash lojë, pasi koha e rregullt u mbyll me të njëjtin rezultat si takimi i luajtur në Francë, 2 – 2.

Benfica bëri detyrën duke mposhtur Midtjylland edhe në Danimarkë, por me rezultatin 3 – 1. Rivali në turin tjetër është Dinamo e Kiev që eliminoi Sturm Graz pas suksesit 2 – 1 pas pjesëve shtesë.

Ndeshjet e fazës play off do të luhen këtë muaj. Shkupi nuk bëri dot përmbysjen në Europa League. Shamrock Rovers e Irlandës e mundi edhe në Maqedoninë e Veriut me rezultatin 2 – 1.

Skuadra shqiptare do të kalojë në Conference League. Në fazën play off mund të kemi një derbi shqiptar me Ballkanin e Kosovës që më parë duhet të zhvillojë ndeshjen e kthimit me Klaksvik të Ishujve Faroe.

Tv Klan