Kastrioti fitoi 2-1 ndaj Laçit dhe vazhdon të mbetet në vendin e fundit të renditjes. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në fillimin e së dytës ishte Mihana që kaloi në avantazh krutanët.
Laçi nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 71’ me Guindo. Ndeshja u luftua me të dy skuadrat që nuk u pajtuan me barazimin. Por në minutën e 6’ shtesë Ajazi vendosi fitoren 2-1 të Kastriotit.
Humbja e mban Laçin në vendin e 8 të renditjes.
Tv Klan